Juristi e “zbërthen” dokumentin e Janez Janshës

Politika

Juristi e “zbërthen” dokumentin e Janez Janshës

Nga: A.Z Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:33
Janez Jansha

Mediat sllovene kanë publikuar një “dokument diplomatik jozyrtar” që flet për ndryshim të kufijve në Ballkan.

Aty parashikohet rishikimi i kufijve të gjashtë vendeve të Ballkanit, ku përfshihet ndarja e Bosnje Hercegovinës dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe Serbisë.

Dokumentin kryeministri slloven Janez Jansha ua dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa muaj më parë.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kjo është vetëm provokacion, sepse në atë letër ka gjëra joserioze.

Sipas Burjanit, pa arsye i është dhënë publicitet i tepruar, edhe për kundër asaj që ka bërë të reagoj BE-ja.

“Vetëm provokacion ndërkombëtar dhe test, është fiktive dhe pa mbulesë dhe hulumtim serioz. Ka shumë gjëra jo serioze në atë letër që nuk tregon detaje. Kur dihet se propozimet e tilla marrin një kohë të gjatë me vjet e ndoshta me shekuj nuk mund të zgjidhen si çështje të hapura në mes shteteve, mendoj se i është dhënë publicitet i tepruar dhe pa arsye, edhe pse një çështje e tillë, pra një letër e hedhur në opinion ka bërë të reagoj edhe BE-ja si dhe është shfrytëzuar momenti kur Sllovenia merr radhën e kryesimit të BE-së”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat