Sulmet e njëpasnjëshme të PDK-së ndaj Kurtit, ish-eprori i UÇK-së jep detajet e koordinimit Rama-Vuçiq-Haxhiu: Kjo është frika e madhe

Politika

Sulmet e njëpasnjëshme të PDK-së ndaj Kurtit, ish-eprori i UÇK-së jep detajet e koordinimit Rama-Vuçiq-Haxhiu: Kjo është frika e madhe

Nga: N. H Më: 21 prill 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustruese; Albin Kurti, Edi Rama, Baton Haxhiu dhe Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se që një muaj po bëjnë qeverisje pa plan.

Sipas liderit të PDK-së, kryeministri Albin Kurti po fshihet pas protokolleve e takimeve zyrtare, teksa thekson se nuk po u del në ndihmë qytetarëve.

Në lidhje me këto kritika, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se përderisa partia e Enver Hoxhaj është duke sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, e udhës është që kjo parti fillimisht t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovë për keqqeverisjen për 20 vite më radhë.

“Partia Demokratike e Kosovës sa sulmon Lëvizjen Vetëvendosje është mirë të shkojë në çdo familje të qytetarëve të Kosovës dhe t’ju kërkojë falje që e kanë vjedh që 20 vite rresht, ardhmërinë e tyre. E kanë shkatërruar arsimin, ekonomin, shëndetësinë, drejtësinë, dhe kanë përvesuar çdo pasuri të shtetit. Lufta për liri nuk u bë që të bëhen milionerë politikanët tanë të korruptuar sidomos të PDK-së”, ka thënë Miftari, për “Bota sot”.

Miftari konsideron se Kurti e Osmani janë duke u sulmuar me lajme të rreme nga PDK-ja dhe disa parti tjera, dhe krejt kjo sipas tij, po bëhet për shkak të frikës që kanë këto parti nga liderët e ri të vendit.

Image
Naim Miftari

“E njëjta parti bashkë me LDK-në dhe AAK-në, kurse Nisma mori dënimin e popullit gjatë zgjedhjeve të fundit. PDK-ja që sot kritikon etiketon e sulmon pa kurrfarë baze, një qeveri që nuk i ka mbushur as 90 ditë qeverisje, kjo parti që ka sunduar Kosovën nga paslufta deri më sot, si e humbi pushtetin tani sulmin po e përdor si mbrojtje nga frika. Faktikisht sot shumë gazetarë me pagesë nga Partia Demokratike e Kosovës, edhe disa parti tjera për çdo ditë, 24 orë rresht e sulmojnë me lajme të rreme Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, u shpreh me tej ai.

Tutje, Miftari është shprehur i bindur se “sulmet” e fundit ndaj të parit të qeverisë së Kosovës janë te qëllimshme, dhe nuk janë të vërteta.

Ndikimi i Kurtit në Shqipëri, përpos Ramës është duke i penguar edhe shtetit serb, pasi ai mendon se me humbjen e zgjedhjeve të këtij të fundit, Serbisë dhe të tjerëve iu bie në ujë ideja për ndarjen e Kosovës.

“Sulmet e fundit për Kurtin i cili thuhet se kinse po përzihet ne zgjedhjet në Shqipëri janë te qëllimshme, dhe nuk janë të vërteta. Mirëpo ky ndikim i LVV dhe Vjosa Osmanit në Shqipëri më së shumti janë duke i penguar përpos PDK-së, janë duke i penguar sidomos shtetit serb, pasi nëse ju humb në zgjedhje aleati i tyre Edi Rama, përveç kësaj tash aleatin tjetër Hashim Thaçin e kanë në burg ideja për me nda Kosovën iu bie në ujë, pasi po tejet qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë në një vijë zyrtare dhe kombëtare atëherë zhduket mundësia e shtetit serb për ta destabilizuar dhe ndarë Kosovën”, ka theksuar Miftari.

Krejt në fund, ish-eprori i lartë i UÇK-së ka bërë me dije se “sulmet” e fundit ndaj Kurtit gjithashtu janë të koordinuara nga Beogradi, Edi Rama e Baton Haxhiu.

“Sulmet ndaj Kurtit për përzierje në zgjedhje të Shqipërisë janë të koordinuara nga Beogradi, nga Edi Rama, Baton Haxhiu dhe disa zyrtarëve të PDK-së që kontrollohen edhe sot nga Baton Haxhiu, të cilat vetëm i zbatojnë urdhrat e Aleksandar Vuçiqit, Edi Ramës e HashimThaçit”, ka thënë krejt në fund ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat