Ish-zëvendësministri i MPB-së: Ky është skenari i Thaçit nga Haga, ja emrat e personave që mbajnë lidhjet e fshehta me Vuçiqin

Politika

Ish-zëvendësministri i MPB-së: Ky është skenari i Thaçit nga Haga, ja emrat e personave që mbajnë lidhjet e fshehta me Vuçiqin

Nga: N.Sh Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:04
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Ish-zëvendësministri i MPB-së, dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, përmes një rezymeje që nga mbarimi i luftës e deri tash ka folur për sistemin e sigurisë, drejtësisë dhe ‘tradhtarët’ që po i mbajnë lidhjet gjallë me shërbimet serbe.

Ai akuzon ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për marrjen e detyrës nga Serbia për të punuar kundër Kosovës, qysh nga mbarimi i luftës.

Gjithashtu ai akuzon edhe Baton Haxhiun se edhe tani është duke i mbajtur lidhjet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Tërnava tregon se pas çlirimit, në vitin 1999 kur u dashtë të aktivizohet policia, me preferencën e Presidentit Rugova dhe Bukoshit ishte i caktuar që të bisedoi me Qeverinë e Përkohshëm të Kushnerit, në të cilën kohë Ministër i PB i asaj Qeverie ishte Fredrikeson nga Danimarka.

Arsyeja e kësaj bisede ishte që të kthehen në punë policia e vjetër, që e patën sakrifikua veten duke iu bashkua popullit në rrugëtimin drejt çlirimit të vendit, e që e lëshuan punën në vitet e 90-ta dhe qëndruan deri në çlirimin e vendit si të papunë.

Ai thotë se, në krejt ato bisedime me ministrin e Fredrikeson dhe Kushner, i bindi që policia që ishin largua nga puna nga regjimi i Millosheviqit, duhej të pranohen në punë dhe ta fillojnë punën, ndërkombëtaret e pranuan propozimin dhe marrëveshjen.

“Me të dëgjuar për ketë marrëveshje Hashim Thaçi e kundërshton atë dhe deklarohet se nëse në punë kthehen policia “serbe” ne do i luftojmë sikur serbët që i kemi luftua gjatë luftës. Qëllimi ishte që t’i kthejmë në punë policët e dëshmuar patriot dhe jo servilët e ish regjimit serb dhe shërbëtorët e UDB-së. Mirëpo të nesërmen më ftuan në bisedë Kushner dhe Fredrikson, dhe pasi më informuan për qëndrimin e Thaçit marrëveshja u prish dhe u vendos që policia të riaktivizohet vetëm sipas konkursit dhe kritereve që do të përcaktohen. Me këto veprime tani mund të konstatohet se gabimet e bëra dhe ato prapaskenat që mos të angazhohen policia e shkolluar e vërtetë, që shumë nga ta edhe sot janë veteran të luftës apo ish të burgosur politik nga Serbia, me ato përvoja të punës dhe shkollim permanent profesional, t’i quaj ata dikush polici “serbë”, kjo tani nuk donë koment, dhe po argumentohen dyshimet se qysh atëherë Hashim Thaçi e ka marrë detyrën nga Serbia, dhe i ka penguar punët në interesin e shtetit, duke filluar nga punët e policisë”, thotë Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai shprehet se, edhe ky veprimi i tanishëm, skandali me “Non Paper-in” slloven, jep fakte dhe dyshime për një dekonspirim që po ndodhë së fundi.

“Pra, kjo është një tentativë tjetër e Hashim Thaçit nga Haga, dhe e Aleksandër Vuçiqit në Beograd, me ndërmjetësim të Baton Haxhiut, që për shpëtimin e lëkurës së Thaçit nga Gjykata Speciale të futen përsëri në pazare për t’i falë territor Serbisë, qoftë edhe me çmimin e trazimit të tërë Ballkanit duke manipuluar kinse në emër të shtetit slloven. Kjo bëhet shumë e besueshme derisa Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, edhe Kryeministri Janez Jansha e kanë demantua autorësinë e letrës “Non Paper” për ndryshime kufijsh. Skenarët e tilla të ndryshme behën për ti arritur qëllimet e tyre që i parashohin shërbimet informative të një shteti sikur tani Serbia, dhe tani kjo po vërtetohet se skenari që shqetësoi opinionin ishte vetëm edhe një përpjekje e fundit e destabilizuese me skenarin e sejmenëve të UDB-së, me seli e çerdhe kriminale në Beograd e me shërbëtor të tyre në Kosovë e Shqipëri, me veglat e veta të tipit të spiunit Baton Haxhiut, që po vazhdon të ja bënë̈ shërbimin e keq shtetit të Kosovës, dhe këtë po e faktojnë̈ lëvizjet e shpeshta të Baton Haxhiut në trekëndëshin Prishtinë -Beograd- Tiranë dhe angazhimi i tij nëpër medie me idenë e kompromisit në një lufte të tij speciale të fundit për ta mbështetur Serbinë e Vuçiqin”, thotë tutje Tërnava.

Ai shprehet se, haptas dihet që Batoni ishte shumë i afërt i Hashim Thaçit dhe së fundi i Edi Ramës, prandaj shton se, shërbimi i AKI-së duhet të pastrohet dhe të punoj më i vendosur e së paku t’i   akceptoj ata si të dyshuar që punojnë për Serbinë se më në fund kjo është detyra e tyre.

“Prandaj duke e pasur parasysh shpjegimin që e dhashë deri më tani, shumë qartë nënkuptohet se për çfarë arsye tolerohet e nuk prangoset nga prokuroria Speciale e Kosovës, dhe të pyetet e intervistohet spiuni Baton Haxhiu. Por me këtë tani dyshimet rriten edhe më shumë se si Batoni ka edhe shumë në institucionet e Kosovës, dhe ata e dinë mirë se kujt i shërbejnë, prandaj edhe e kanë  guximin që të punojnë kundër interesave të shtetit të Kosovës ku kanë lindur, sepse të tillët janë të lidhur mes veti dhe me pasurimin e tyre, atyre po ju shpaguhet. Në këtë̈ fushatë po mobilizohen në media edhe një̈ rrjet i tërë i të ashtuquajturve – grupi analistë të Batonit, e sejmen të Vuçiqit, Batonit dhe të shokëve të tij në Hagë nëpër biseda për ta lodhur popullin, duke tentuar që të binden për të ja dhënë veriun Serbisë kinse nën parullën e ndërrimit, një opsion që është mashtrim ordiner për t’u futur në lojë të rrezikshme për të humbur dhe asgjë tjetër, skenar i bashkëpunimit të shërbimeve sekrete të UDB-s BIA-s dhe SHIK-ut ilegal që nga viti 1999 e deri më sot, dhe kjo i hyn në punë Serbisë për të fituar në kohë”, thekson ai.

Ai kërkon që të dalin deh të flasin si dhe të pozicionohen qartë Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi se nuk vijnë në shprehje planet e tilla, por ka vetëm njohje reciproke në mes të dy shteteve dhe ta pacenuara terretorialisht.

“Fati tani është që kjo Qeveri në pushtet, është larg atyre bisedimeve të dyshimta të atyre që e kanë keqqeverisur e rrezikuar këtë vend deri më tani, prandaj në të ardhmen do të bisedojnë kjo strukturë e pastër shtetërore në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, dhe pa hezitim do i mbrojnë interesat e Kosovës si shtet i Pavarur në kufijtë e tanishëm të Kushtetutës së 1974”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat