Ish-zv.ministri i MPB-së për Prokurorët dhe gjyqtarët: Kushdo që ia ka frikën nëntokës kriminale të japin dorëheqje

Politika

Ish-zv.ministri i MPB-së për Prokurorët dhe gjyqtarët: Kushdo që ia ka frikën nëntokës kriminale të japin dorëheqje

Nga: N.Sh Më: 28 prill 2021 Në ora: 18:59
Ilustrim

Ish-zv.ministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava po kërkon me ngulm që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë.

Tërnava thotë se, Prokuroria nuk po i përdorë të gjitha mekanizmat ligjore në disponim për hetimin serioz që do të rezultonte me arrestimin e tyre në flagrancë, dhe nxjerrjen e tyre para ligjit për tu përballur me drejtësinë, edhe pas ndryshimeve të mëdha politike me qeverinë e re Kurti dhe me Vjosa Osmanin Presidente.

Prandaj, Tërnava shton se, kjo sjellje e tyre e heshtur është mungesë e guximit nga kapësit e deridjeshëm të shtetit, është pa aftësi dhe mosdije e tyre profesionale, pasi që krimi i organizuar është përkujdesur që në prokuroritë aktuale t’i ketë përzgjedh edhe të paditurit dhe servilet e dëgjueshëm që e mbrojnë vetëm krimin dhe atyre ua bëjnë avokatinë për shumë vite.

“Tani në këtë periudhë kohore kur vendin po e qeveris Qeveria Kurti 2, është e kuptueshme se ata të cilët kanë qenë në shërbim të atyre qeverive të kriminalizuara që vendin e kanë sjell në këtë situatë të mjerueshme, e që ishin të dëgjuarit e tyre, sepse me ato kritere kanë arritur aty ku edhe sot gjinden, prandaj tani po vazhdon të heshtë e të sillet me vesh të shurdhër Prokuroria e Kosovës, dhe nuk po vepron me urgjencë për nxjerrjen e dosjeve kriminale të peshqve të mëdhenj të krimit të organizuar”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Ai kërkon që të nxirret të gjitha dosjet e mbuluara nga pluhuri.

Image
Hajrullah Tërnava

“Tani është momenti i fundit e kritik për t’u ri dëshmuar prokurorët aktual dhe gjyqtarët e guximshëm me profesionalizëm dhe integritet profesional, që ti nxjerrin nga terri e pluhuri të gjitha dosjet e mbuluara nga pluhuri për krim të organizuar dhe korrupsion, derisa nuk kanë guxuar në të kaluarën, kurse me ardhjen e Qeverisë së re së paku tani i kanë duart e lira, duke ju premtuar dhe siguruar se kjo qeveri do të jetë dorë e zgjatur, dhe në mbështetje të plotë ligjore, institucionale dhe politike për instalimin e drejtë të sistemit të sundimit të Ligjit”, shton ai.

Ai thekson se, drejtësia, që është shtylla kryesore e funksionimit të shtetit, është në kolaps për 20 vite, që nga kapja nga krimi i organizuar për më shumë se dy dekada dhe tash është momenti i çlirimit të prokurorëve të frikësuar e të sunduar për të vepruar.

“Tani si kurrë më parë është momenti i duhur që pikërisht Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me kryeministrin, të kërkon në mënyrë zyrtare e ultimative nga KPK-ja përgjegjësi dhe veprim për zbardhjen e të gjitha dosjeve, ose të largohen e të japin dorëheqje prokurorët që ja kanë frikën krimit dhe nëntokës kriminale, të lirojnë pozitat për një staf të ri që kanë guximin, etiken dhe integritetin, sepse fusha e sundimit të Ligjit në Kosovë është në gjendje tepër të rendë dhe koha nuk pret”, pohon tutje ai.

Sipas tij, duhet ta kemi të qartë se nëse duam që të ndryshohet gjendja inkriminuese e shumë institucioneve e sidomos bash të këtyre të drejtësisë, dhe të fillohet të pastrohet kjo Kosovë, atëherë po këta të përgjegjshëm për situatën në të cilën gjendet Kosova, duhet ta kuptojnë se koha e tyre ka kaluar.

“Ata duhet t’i lirojnë ato vende për njerëzit e pastër që Kosova së paku tani e tutje të eci drejt atyre realizimit të atyre kritereve që ia ka kërkuar BE”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat