Përplasja në Kuvend, Bytyçi: Erdhi nga humbja e pushtetit

Politika

Përplasja në Kuvend, Bytyçi: Erdhi nga humbja e pushtetit

Nga: A.M. Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:32
Përplasja në Kuvend

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk kaloi siç ishte paraparë.

Pasi deputetet e Kuvendit të Kosovës, filluan debatin me akuza të ndërsjellta.

Por, kjo nuk mjaftoi.

Ata përveç debatit patën edhe fërkime fizike ndërmjet deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës.

Shkak i këtyre përplasjeve ishte deklarata e ministres së punëve të Jashtme, Donika Gervallës.

Këtë situatë të krijuar në Kuvendin e Kosovës, e ka komentuar për “Bota sot” opinionisti Adem Bytyçi.

Sipas tij, kjo situatë i krijua për shkak të humbjes së pushtetit nga opozita.

“Ata që i analizojnë situatat me gjakftohtësi nuk e patën vështirë sot në seancën e Parlamentit , të konstatojnë ,se situata konfliktuoze në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës ishte pasojë e humbjes së pushtetit, privilegjeve dhe ndoshta humbja e dy a më shumë vendeve të punës dhe humbja e dy apo më shumë rrogave.

Seanca e sotit e Parlamentit do mbahet gjatë në mend, se sa patologjike dhe e pa mend është lufta për pushtet e disa individëve. Kështu, me këto skena barbare as nuk ndërtohet shtet dhe as nuk udhëtohet drejtë Europës, kështu rrënohet shteti dhe përfitojnë armiqtë tanë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, ai ka thënë se Gërvalla i ka dalë zot Kosovës edhe kur ajo nuk ka mbajtur ndonjë pozitë shtetërore.

“Kujt mund t'ia mbushin mendjen ata që luftojnë për pushtet, ata që i thonë Donika Gervalla je në krahun e Serbisë, jam mase i bindur se mos të ishin nën ethe të luftës për pushtet, nuk do t'iu besonin fjalëve të veta. Donika Gërvalla i ka dalë zot Kosovës në shumë takime të rëndësishme ndërkombëtare kundër gjenocidit serb antishqiptarë edhe kur nuk ka qenë në postin në të cilin është sot... E pohoj me bindje të plotë, me përgjegjësin më të lartë dhe me zemër e shpirt se Donika Gërvalla është një patriote e devotshëm dhe gjithmonë do t'i dal zot Kosovës kurdo që kërkohet nga ajo dhe është në t'mirën e Kosovës”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat