“Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja”, Zeqiraj ia kujton të kaluarën PAN-it, ja çfarë thotë për Gërvallën

Politika

“Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja”, Zeqiraj ia kujton të kaluarën PAN-it, ja çfarë thotë për Gërvallën

Nga: M.H. Më: 8 maj 2021 Në ora: 20:53
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Disaporës, Donika Gërvalla, kohët e fundit ka qenë pre e deklaratave të shumta drejtuara asaj.

Këto “sulme” kanë ardhur nga një deklaratë që Gërvalla kishte lëshuar vite më parë sa i përket Gjykatës Speciale, e cila u shpreh se do ta ndihmojë nëse ka mundësi.

Ndër të tjera është PDK ajo e cila po kërkon që të shkarkohet ose të jep dorëheqje Gërvalla mirëpo e njejta iu është kundërpërgjigjur se gjithmonë do ta luftoj krimin dhe do ta ndihmoj çdo organ të drejtësisë.

E në lidhje me këtë ka folur analisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot”, ai shpalosi disa ngjarje nga ditët kur ishte gjallë edhe Milloshveçiq.

Zeqiraj tregon për impaktin që gjithmonë ka pasur Gërvalla e që gjurmët e deklaratave të saj po vazhdojnë të fliten edhe sot. Mirëpo ajo që iu duket e paqartë Zeqirajt është mohimet që më herët i kanë bërë PAN për vrasjet e vepritmarëve të LDK-së ndërsa sot po i mbrojn ato.

Sipas analistit Gërvalla nuk mund të hesht karshi këtyre krimeve që janë bërë për këtë arsyje ajo flet dhe i kundërshton mendimet që nuk i shpalosin krimet por i mbrojn ato.

“Është krejt normale, që një veprimtare, e angazhuar në Emergjencën, prapavijën e luftës së Kosovës, në sektorin e luftës politike dhe diplomatike, e cila ka qenë pjesë e debateve me qeveritarët e kriminelit Millosheviç dhe ushtarakët e Armatës së tij dhe personalitete ballkanikë, miq të Serbisë, deklarimet e saj kanë lënë gjurmë, gjithnjë në të mirë të Atdheut-Kosovë. Dhe, me faktet e bollshme të krimeve serbe, të shpalosura botërisht, ka pykuar kundërshtarët, duke mbizotëruar dhe fituar të gjitha debatet, në televizionet prestigjioze gjermane dhe evropiane. "Verba volant, skripta manent", (Fjala fluturon, e shkuara mbetet),- thonin latinët e lashtë. Dhe, kështu ka mbetur e shkruar nga krerët e LPK-së, alias PAN-it të sotëm artikulli: "Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja!". Derisa dikur mburreshin, bilëz edhe me gazetë, se po i vrisnin veprimtarët e LDK-së, si derrat e egër, pse i mohojnë sot ato vrasje?! Fjala ishte për ekzekutimin e ushtarakëve të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të veprimtarëve të LDK-së. Donikë Gërvalla, e cila është e mendjes dhe e pendës, nuk mund të heshte para këtij cinizmi kriminal të krerëve të LPK, më vonë shefa të partive politike të PAN-it. Dhe, fillimisht, është lutur, intimisht, komandantëve, të thirrur në emër e UÇK-së, të mos hapin varre të reja, sepse mjaft shqiptarë ka groposur soldateska serbo-sllave e Millosheviqit. Megjithatë, komandantët të ardhur në pushtet, me dhunë e plumba, ndaj kundërshtarëve politikë dhe duke mos dhënë asnjë llogari, tanimë, për krimet e bëra, vazhduan, shpengueshëm përgjakjen”, u shpreh Zeqiraj.

Ndërsa sa i përkët deklaratave që po i bëhen Gërvalles analisti thotë se Specialen e kanë formuar komandatët banditër e mujësharë dhe këtë nuk mund tashmë ta shfuqizojë Gërvalla.

Image
Analisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

Zeqiraj i quan turp deklaratat ndaj Gërvalles se duhet të kërkoj falje për të vërtetat që ajo thotë.

“Të gjitha denoncimet dhe deklaratat e Donikë Gërvallës kanë qenë të hapura dhe publike, për vendorët dhe ndërkombëtarët, si alarm se komandantët kanë kapur shtetin dhe kanë shkatërruar, tërësisht, sistemin e drejtësisë. Për rrjedhojë, kriminelët bredhin të lirë. Krimet kanë ndodhur në praninë e ndërkombëtarëve dhe janë një e "fshehtë publike". Dhe, e gjithë kjo është një dëshmi shtesë, se Kosova nuk ka as mundësi teorike, për ta bërë, qoftë edhe një drejtësi kundër delikuentëve! Andaj, Gjykatën Speciale e sollën komandantët banditër e mujësharë. Deklarata e Hashim Thaçit, në cilësinë e presidentit: "Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve pas luftës dhe jo rezultat i vendimeve politike të gabuar". Kjo e liron Donikë Gërvallën, nga të gjitha shpifjet dhe akuzat që ia bëjnë horra e horrake të PDK-së asaj. PAN-istët dhe disa analistë, më saktë, banalistë, duhet ta dinë se fshehja e krimeve vrastare të bashkëkombasëve të pafajshëm shqiptarë, do të ishte turpësi dhe tradhti kombëtare. Kulmojnë me paturpësi, ata që thonë se Donikë Gërvalla duhet të kërkojë falje, për deklaratat e saj, bilëz, edhe për atë të vërtetën e madhe, kur ajo deklaron se "Gjykatën Speciale e themeloi PDK-ja dhe jo Serbia, sepse ajo është votua në Parlamentin e Kosovës dhe jo në atë të Serbisë”, tha analisti.

Gërvalla i dha një imazh shpresëdhënës Kosovës në arenën ndërkombëtare

Nga ana tjetër analisti thotë se partitë e PAN-it janë duke bërë zhurmë në mënyrë të turpshme dhe po ju pengojnë deklaratat e sakta të Gërvalles.

Sukesesi që po vazhdon të ketë Gërvalla në anrenën ndërkombëtarë po vazhdon të jetë I suksesshëm dhe kjo po ju “zënë” rrugën opozitës.

“Donikë Gërvalla, veprimtarja më e shquar dje, ministrja Gërvalla sot, është një personalitete, me përgaditja supreme intelektuale dhe edukatë të veçantë familjare dhe atdhetare. Ajo dinë se çfarë thotë dhe çfarë bënë. Është bollshëm e shkolluar dhe të gjitha deklaratat e saj janë të sakta. Dhe, si të tilla, janë vlerë për të sotmen dhe të nesërmen. Nga pësimet, duhet të nxirrën mësime. Mjerisht, PAN-istët nuk kanë mësuar asgjë! Një pjesë e opozitës, kryesisht partitë PAN-iste, të cilat identifikohen me krimin e organizuar dhe hajninë zyrtare, po zhurmojnë turpshëm. Është suksesi i pakontestueshëm, i ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe në takimet me personalitetet e larta e larta të BE-së në Bruksel”, thekson Zeqiraj.

Ndër të tjera, analisti shton se Gërvalla ka të trashëguar sinqeritetin nga prindërit e saj dhe po e lufton krimin e organizuar.

Zeqiraj shton se PAN kanë dështuar për sigurinë e qytetarëve dhe ndëshkimin e krimit e kriminelëve.

“Ministrja Donikë, me sinqeritetin e dinjitetshëm, të trashëguar nga Gjyshja -Nëna Ajshe dhe babai Jusuf Gërvalla, mahniti, mrekulloi KS të OKB-së dhe BE-në, me ekspozenë e bërë për Atdheun e saj Kosovë. Ishte, pikërisht, ajo ekspoze e kompletuar, edhe pse vetëkritike, për të metat dhe dobësitë, që e kannë përcjellur shtetin më të ri të botës, Kosovën e saj. Ajo i dha një imazh pozitiv, shpresëdhënës, me zotimin se qeveria Kurti, përkatësisht, koalicioni LVV-Lista "GUXO", ka prioiritet, parësi luftimin e krimit të organizuar dhe hajninë zyrtare. Duke denoncuar krimin dhe korrupsionin në Kosovë, edhe pas dy dekadave pas çlirimit, nënkupton edhe fajësinë e UNMIK-ut dhe të EULEX-it. Llogaritën shumë qindra vrasje politike dhe asnjë zbulim, asnjë dënim të mirëfilltë! Me gjithë kontributin e madh në infrastrukturë dhe ngritjen e administratës shtetërore të Kosovës, kanë dështuar në sigurimin e qytetarëve, në bërjen e drejtësisë, ndeshkimin e krimit dhe të kriminelëve”, nënvizoi Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat