Ushtria e detyruar në Kosovë, Tërnava: Duhet hartuar plani

Politika

Ushtria e detyruar në Kosovë, Tërnava: Duhet hartuar plani

Nga: A.M. Më: 9 maj 2021 Në ora: 15:05
Ushtria

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë raportimit para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes,  ka thënë se Kosova nuk ka kapacitet buxhetor për shërbimin ushtarak të detyrueshëm, të paktën në dy vitet e ardhshme.

“Besoj që një plan do të kemi në të ardhmen por së pari merr kohë, siç e dini duhen shumë dikastere të involvuara për të hartuar një plan sa i përket detyrimit ushtarak, sa buxhet duhet për detyrim ushtarak, këtu duhet me të vërtetë edhe më shumë kohë, sepse së pari duhet një plan gjithëpërfshirës, tani duhet kazerma ushtarake, vende për me t’i kryer këto detyra sa i përket obligimit ushtarak, kështu në të ardhmen do ju përgjigjem, por nuk besoj që në këtë vitin e parë e të dytin është e mundur të realizojmë këtë projekt, por në plan qeverisës është”, ka deklaruar Mehaj.

Lidhur më këtë çështje, eksperti i sigurisë dhe ish zëvendësministri në Ministrinë e Mbrojtjes, Hajrullah Tërnava, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka potencuar se  Kosova është shtet i dalur nga lufta, të cilit i është dashur të investohet në shumë fusha.

Image
Hajrullah Tërnava

“Në situatën në të cilën gjendet tani Kosova, si shtet i pavarur dhe me institucionet e saja që duhet të funksionoj në çdo lëmi, që më i përngjan një shtetit të vërtetë funksional, e që kërkohen mjete financiare në përmasa më të mëdha, sepse jemi shtet i dalur nga lufta, që na është dashur të investohet në riparimin e gjitha atyre dëmeve që na i ka shkaktua Serbia para dhe gjatë luftës, e që në ato investime të deritashme në institucionet e nevojshme sikur i përmenda, u duheshin investime të mëdha, por duke i falënderuar taksapaguesit e Kosovës  dhe shteteve mike ndërkombëtare me investimet e tyre që na ndihmuan në mënyra të ndryshme financiare, tani megjithatë jemi këtu ku jemi, me këto institucione që janë të nevojshme të funksionoj shteti si shtet e sidomos nga Ministria e Mbrojtjes që e ka për detyrë mbrojtjen e territorit të Kosovës dhe institucioneve të saj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai është shprehur se ushtria e Kosovës mund të krhasohet me ato të vendeve për rreth, duke përmendur këto edhe stërvitjet “Defender Europe 21”

“Sigurinë e Kosovës edhe ma tutje e garantojnë KFOR dhe NATO, edhe që e kemi Ministrinë e Mbrojtjes të FSK, e cila tani dhe në të ardhmen do të funksionoj si ushtri e Kosovës, dhe si e tillë ditë e përditë po zhvillohet dhe me stërvitjet e saj. Tani lirisht mund të themi se krahasohet edhe me ushtri të shteteve për rreth, dhe si e tillë tani po merr pjesë në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare që po mbahen në Shqipëri dhe vende tjera. Trupat komanduese të këtij institucioni janë pjesë përbërëse e kësaj ministrie dhe të shkolluar në nivelet më të larta si në vend ashtu edhe në shtetet mike të botës, sepse pa kuadrat të tilla në ushtri edhe kualiteti i ushtrisë nuk do ishte ashtu si duhet”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Më tej, Tërnava e ka komentuar edhe deklaratën e ministrit Mehaj, ku ka thënë se gjatë këtyre dy viteve Kosova do të përforcohet dhe do të investohet në ushtri obligative.

“Tani kur në krye të Mistrisë si Ministër i Mbrojtjes është një epror profesionist i shkolluar Armend Mehaj, dhe sikur që ka deklaruar se në dy vitet e ardhshme Kosova nuk ka kapacitete buxhetore për shërbim ushtarak të detyrueshëm, të paktën për dy vitet e ardhshme, e që në perspektiv edhe Kosova do të përforcohet si me investimet nga jashtë, ashtu edhe sikur që planifikohet se do të ndodhin njohjet reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, dhe më këtë do të rriten investimet në vendin tonë, e sidomos nëse së shpejti parashihet që do të lëvizim dhe do të anëtarësohemi në NATO, aty ku e kemi edhe vendin me miqtë tonë të cilët edhe bërën çmos dhe na ndihmuan që të çlirohemi, prandaj në perspektiven jo të lartë, pritet që ta kemi një ushtri të tillë të kohës e cila do të është në mbrojtje të shtetit të saj qoftë me ushtri të detyrueshme apo të tillë që të mbetet në shërbimin e popullit, dhe nënkuptohet se me zhvillimin e saj do të investoj në ushtri obligative dhe moderne që i përgjigjet kohës por gjithnjë në bashkëpunim edhe me shtetet mike të cilat po na qëndrojnë edhe tani pran e ato janë shtetet e NATO-se”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat