Kosova në vazhdën e kompromiseve 

Politika

Kosova në vazhdën e kompromiseve 

Nga: A.M. Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:17
Ilustrim

Kosova vazhdon të përballet me sfida të shumta. Një ndër këto sfidat është  edhe çështja e njohjeve  të Pavarësisë së Kosovës.

Në mos zhvillim e kësaj fushe ka ndikuar menaxhimi jo i duhur nga Qeveritë e kaluara, si dhe nga fushata për ç`njohje të Qeverisë së Serbisë.

Ndërkaq, punën në rritjen e njohjeve nuk do ta ketë të lehtë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Analisti politik, Islam Krasniqi, ka në një prononcim për “Bota sot” ka potencuar se se diplomacia vendore ka dështuar në ruajtjen e marrëdhënieve me ato shtete që na kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Diplomacia e republikës së Kosovës ka stagnuar që një kohë të gjatë, duke mos sjellë njohje të reja për vendin tonë, të cilët kanë dështuara edhe në ruajtjen e marrëdhënieve të mira edhe me ato shtete që na kanë njohur”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, ai ka treguar se pse mund të ketë probleme në shtimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Është shumë problem që Ministria e jashtme e Kosovës, e udhëhequr nga Donika Gërvalla do të mund të ndikojë në rritjen e numrit të njohjeve gjatë mandatit të saj, pasi që ish-politika e gabuar e vendit tonë i ka lidhur të gjitha çështjet me procesin e dialogut me qëllim apo pavetëdije, ku çdo proces për vendin tonë tani po kërkon një çmim, sepse një herë dhamë shumë apo bëmë një kompromis të dhimbshëm me pakon e Ahtisarit duke menduar së do të jetë fundi i kompromiseve, tani shtetet që s'na kanë njohur po kërkojnë që të vazhdoj dialogu dhe  pas përfundimit të dialogut të marrin vendimin për njohjen e Kosovës”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Në fund,  Krasniqi ka theksuar se Gërvalla nuk do ta ketë të lehtë t`i bind shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Gërvalla do t'a ketë shumë të vështirë që t'i bind shtetet që të ndryshojnë mendjen lidhur me njohjen e vendit tonë, pasi që ato kanë qëndrimet e tyre e që kohëve të fundit po na bllokojnë me qëllim edhe në procese tjera, siç është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat