Luftimi i krimit dhe korrupsionit, do të ndikojë në këtë çështje

Politika

Luftimi i krimit dhe korrupsionit, do të ndikojë në këtë çështje

Nga: A.M. Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:00
Ilustrim

Shpresat e qytetarëve të Kosovës janë të mëdha ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila udhëheqtë nga Albin Kurti.

 Kosova nga lufta doli e shkatërruar, por ajo nuk arriti të zhvillohet aq, pasi që lulëzoi korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Kjo ndikoi që edhe pas shpalljes të Pavarësisë të mos ketë njohje nga të gjitha shtetet evropiane, po edhe nga vendet e tjera të botës.

Njohësi i çështjeve politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka shprehet se këto njohje mund të vinë në rast se qeveria aktuale lufton krimin dhe korrupsionin.

Ai shprehte se Gërvalla me paraqitjen që kishte në BE me paraqitjen që kishte në BE në njohje.

 “Njohjet do të vijnë në rast se qeveria aktuale lufton krimin dhe korrupsionin, si dhe e ç`kap shtetin nga ndikimi politikë. Njohjet nuk varet shumë nga ministri i jashtëm, aq sa varen nga puna e qeverisë. Edhe pse nuk mund të mohohet puna e ministres Gërvalla, e cila me paraqitjen që kishte në BE ka ndikuar shumë që shumë shtete të avancojnë në këtë drejtim, pra në njohje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, diplomatja Gërvalla duhet të këtë një plan shumë të qartë lidhur më këtë çështje.

“Ministrja Gërvalla duhet të ketë një plan shumë të qartë, në përputhje me interesat e Kosovës, dhe si e tillë ajo të punojë më një ekip profesionistësh, në mënyrë që të ecet tutje me njohjet.  Krejt këto më bashkërendim me qeverinë, me luftë kundër korrupsionit dhe krimit, do të ndikojnë pozitivisht që të kemi njohje të reja”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat