“Millosheviqi ta kishte heq kokën”/ Bytyçi i reagon ashpër Gjergj Dedaj për fjalorin fyes dhe ofendues ndaj Vjosa Osmanit

Politika

 “Millosheviqi ta kishte heq kokën”/ Bytyçi i reagon ashpër Gjergj Dedaj për fjalorin fyes dhe ofendues ndaj Vjosa Osmanit

Nga: A.M. Më: 20 maj 2021 Në ora: 22:17
Gjergj Dedaj

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka shkarkuar 12 shefa të misioneve diplomatike të Kosovës. E këtë vendim e ka nënshkruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Por këtë, ambasadorë nuk janë të kënaqur me këtë vendim, por më i zëshmi nga ta del të jetë Gjergj Dedaj.

Dedaj nuk po e pranon assesi shkarkimin nga Gërvalla, pasi që nga dje pati reagime të shumta.

Këto reagime të Dedaj i ka komentuar për “Bota sot”, opinionisti Adem Bytyçi.

Ai ka thënë se krahasimin të cilin e ka bërë Dedaj për shkarkimin e tij, duke thënë “këtë ma kishte bërë vetëm Millosheviqi kur më vrau familjen”, nuk qëndron.

“Mos u demoralizo, mjaft keni gëzuar privilegjet e pushtetit, kanë radhën tjerët. Krahasim nuk qëndron, Millosheviqi ta kishte heq kokën, dhe ku me ditë ku kishit përfunduar e Qeveria Kurti dhe Presidentja Osmani po e zbatojnë Ligjin dhe Kushtetutën, ju mund t'i thoni Lenka Quku dhe Presidente e kontrabanduar, mbase  populli ynë ka shumë fjalë të mençura, ndër të cilat: "Gjuha është prej tuli, kah t'i jepej shkon".  Po shpresojmë se do të kthjelleni për ta kuptuar drejtë një realitet politikë për të cilin Kosova shumë më parë ka patur nevojë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Ademi ka ironizuar me Dedajn, po ashtu edhe me ata të cilët kanë qëndruar në pushtet.

“Na vjen keq jo vetëm për ty, por edhe për ata që aq gjatë kanë qëndruar në pushtet dhe pasi mbetën pa të, nuk e kanë lehtë për t'iu adoptuar jetës jashtë karriges dhe privilegjeve të pushtetit. Por, pasi nuk  u mbetit tjetër alternativë përveçse gradualisht t'i lëshojë narkoza e pushtetit dhe t'i adaptohen jetës normale”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Ademi ka dhënë një mesazh atyre të cilët nuk janë të kënaqur me këto shkarkime.

“Dedaj, Enver Hoxhaj i PDK-së, dhe të gjithë ju të pa kënaqur me shkarkimin e disa Ambasadorëve dhe zëvendësimin e tyre me tjerë Ambasadorë, duhet ta kuptoni se lëvizja e Ambasadorëve me rastin e ndryshimin të qeverive është një lëvizje normale politike Ligjore dhe Kushtetuese, edhe ju keni vepruar ngjashëm kur keni qenë në qeveri, mirëpo nuk keni faj që keni harruar sepse gjatë e keni qeverisur vendin.

Sido qoftë, po shpresojmë se Qeveria Kurti, Presidentja Osmani, Donika Gërvalla, Ministria e PJ dhe Diasporës nuk do të emërojnë Ambasadorë që nuk dinë të shkruajnë dhe flasin shqip pa gabime siç ka ndodhur në qeveritë tuja”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat