Komentohen vendimet e Ministrit Mehaj

Politika

Komentohen vendimet e Ministrit Mehaj

Nga: A.M. Më: 22 maj 2021 Në ora: 15:12
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ua ka ndaluar gjeneralëve të FSK-së veturat zyrtare jashtë orarit të punës.

Po ashtu, Mehajt ka njoftuar se janë riaranzhuar shpenzimet për mirëmbajtje të automjeteve, shpenzimet për blerjen e automjeteve dhe shpenzimet e marketingut.

“Me këtë rast kam vendosur që kjo vlerë të planifikohet për të krijuar një mundësi të sigurt të transportit për të gjithë pjesëtarët e FSK-së. Për vlerën prej 2.5 milionë eurove, të cilën kemi arritur ta kursejmë nga plani i shpenzimeve për kontratat ekzistuese dhe aktivitetet e prokurimit për 2021, do të bëjmë blerje të autobusëve të rinj, për të krijuar lehtësi në operacionalitetin dhe transportin e secilit pjesëtar, gjithandej Kosovës”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Eksperti i sigurisë dhe ish ministri i mbrojtjes, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka cekur se nga formimi i Ministrisë së Mbrojtjes e deri më tani kryesisht Ministrat të këtij institucioni ishin njerëz eminent, me provoja dhe shkollime adekuate ushtarake të përshtatshëm për këtë institucion.

Image
Hajrullah Tërnava

“Ministria e Mbrojtjes që është ushtria e Kosovës (FSK) tani në formim e sipër, është institucioni i Kosovës që deri para pak viteve na patë munguar, prandaj formimin e kësaj ministrie populli e ka pritë me padurim, dhe është kureshtare për formimin e saj. Nga formimi i saj e deri më tani kryesisht Ministrat të këtij institucioni ishin njerëz eminent, me provoja dhe shkollime adekuate ushtarake të përshtatshëm për këtë institucion.  FSK deri me tani ka marrë pjesë në shumë stërvitje ushtarake ndërkombëtare edhe jashtë Kosovës, dhe jo rastësisht tani është pjesë përbërës edhe të stërvitjeve të ushtrive të shteteve anëtare të NATO-së, që po mbahen në Shqipëri, e që llogariten si ushtrimet më gjithëpërfshirëse ndonjëherë prej se ekziston NATO, shpresojmë se shpejte do e gëzoj statusin e shtetit më të ri si anëtare e rregullt e këtij institucioni ndërkombëtarë, NATO”, ka shprehurar Ai për “Bota sot”.

Më tej, ish ministri ka folur për përvojën e ministrit Mehaj, duke thënë se ai është person me provojë të konsiderueshme, dhe se është kthyer për t`i ndihmuar vendit.

“Tani me emërimin Ministër të Mbrojtjes Armend Mehaj,  i shkolluar me shkollime adekuate të profileve të Akademive Ushtarake të Norvegjisë, dhe ishte i inkuadruar permanent drejtpërsëdrejti në ushtrinë e këtij shteti, në poste të rëndësishme të asaj ushtrie. Me një provoj të konsiderueshme e që ishte edhe në ushtrime-stërvitore me ushtrinë Norvegjeze nëpër shumë shtete tjera si ato në BE, ashtu edhe jashtë Evropës, prandaj ky si i ri që ka shkua me jetua me familjen e tij në Norvegji, qysh nga vitet e 90-ta, në një shtet sikur që është Norvegjia të BE që është një prej shteteve më të zhvilluara në BE, dhe iu ka përkushtuar këtij shërbimi ushtarak dhe ka krye shkollime të rregullta të  larta ushtarake, dhe mbas një provoje të konsiderueshme të kaluar në atë ushtri, tani është kthye t`i ndihmojë vendit të tij dhe ushtrisë së shtetit të Kosovës.  Kjo është një vlerë dhe dëshmi se njerëzit tonë shqiptar-kosovare, ku do që shkojnë vendin e tyre nuk e harrojnë dhe janë të gatshëm ta japin kontributin e tyre për vendlindjen e tyre, si për paqe, por qoftë edhe në luftë që rrezikohet shteti i jonë”, ka vlërësuar Tënava për “Bota sot”.

Ai ka shtuar se Mehaj me veprimet që po i ndërmerr  po e jetëson një kulture të shteteve të zhvilluara të lartë të BE-së në ushtrinë tonë.

“Tani Ministri Mehaj me shkollimin e tij dhe provojnë që e ka sjellë nga ai shtet i zhvilluar sikur e shpjegova, tani me veprimet e tij, që i ka ndërmarrur po e jetëson një kulture të shteteve të zhvilluara të lartë të BE-së në ushtrinë tonë, prandaj të gjithë punonjësit ushtarak pavarësisht gradave që i kanë në atë institucion i kanë të drejtat e barabarta”, ka thënë ai.

Për vendimin e ndalimit e veturave zyrtare jashtë orarit të punës , ish ministri ka theksuar se eproret e të gjitha gradave duhen të mësohen se automjetet janë vetëm për shërbimet zyrtare.

“Automjetet janë pronë shoqërore e Ministrisë të Mbrojtjes së FSK, dhe shërbejnë për institucionin në fjalë vetëm sa të janë në shërbimin e orarit të punës të eprorëve në përgjithësi, qofshin ata edhe gjeneralëve. Në këtë mënyrë eproret e të gjitha gradave duhen të mësohen se automjetet janë vetëm për shërbimet zyrtare të tyre sa janë të angazhuar në shërbim zyrtar që zgjasin nga fillimi i punës deri në mbarimin e saj, dhe me kryerjen e kohës së punës të gjithë ushtaraket qofshin edhe gjeneralë e gëzojnë statusin civil si qytetar të lirë, që atë kohë e kalojnë me familjarët e tyre dhe zhvillojnë jetë të lirë, ashtu si duan ata dhe si qytetaret tjerë, duke i shfrytëzuar pasurit e tyre private sikur banesat, automjetet private të tyre etj”, ka deklaruar Tërnava.

Gjithashtu, ai është shprehur se nga zvogëlimi i këtyre shpenzimeve mund të blihen automjete tjera që do të jenë në disponimin e numrit më të madh ushtarak.

“Është e kuptueshme se nëse kërkohet një disiplinë strikte e sidomos gjatë orarit të punës, dhe kohës së lirë që eproret e kryejnë punën, dhe më nuk i shfrytëzojnë automjetet e tyre për qëllime private, edhe çështja e harxhimeve do të zvogëlohen dhe kursimet do të jenë të dukshme, prandaj varësisht prej numrit të shfrytëzimeve të automjeteve, edhe kursimet do të rriten dhe me ato kursime mund të blihen automjete tjera që do të jenë në disponimin e numrit më të madh ushtarak qofshin automjete, autobusë, automjete luftarake etj. Dhe vetëm me këto veprime ushtria e Kosovës do të lavdërohet nga qytetarët e saj dhe do ta gëzojnë reputacionin pozitiv që është e nevojshme për çdo ushtri, ka potencuar Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat