Fundi i “komandantëve politik”, analisti nga Amerika alarmon me detajet e fundit, kësaj radhe paralajmëron edhe këtë gjë

Politika

Fundi i “komandantëve politik”, analisti nga Amerika alarmon me detajet e fundit, kësaj radhe paralajmëron edhe këtë gjë

Nga: M.H. Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:28
Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Vrasjet në Kosovë mbetën ende një enigmë për disa nga bijtë e Kosovës.

Edhe pse për zbulimin e tyre është luftuar shumë ende nuk janë gjetur fajtorët të cilët meritojnë të dënohen, shkruan “Bota sot”.

E vetmja shpresë për të gjithë mbetët Gjykata Speciale e cila është me seli në Hagë, që po punon në këtë drejtim.

Në lidhje me zbulimin e vrasjeve politike dhe ato të pas luftës ka folur profesori dhe opinonisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai për “Bota sot”, tregoi një kronologji të ngjarjeve që kanë ndodhur që nga para lufta e deri më ditët e sotme.

Gjatë ditës së djeshme është publikuar pjesa e parë e bashkëbisedimit ndërsa sot Maxharraj thotë se shpresa e vetme është Specialja.

Maxharraj thotë Specialja ka filluar të funksionoj duke pasur edhe banorët e tyre të cilët dyshohet për krime, këtu përmend Thaçi dhe shumë të tjerë.

Profesori thotë se Gjykata Speciale nuk është hajgare dhe do të dënojë gjitha krimet e luftës dhe do të eliminojë “komandantët” nga pushteti.

Image
Profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

“E vetmja parti që nuk pranoi votimin e kësaj Gjykate ishte LVV e cila sot gjendet në pushtet. Pra siç po shihet Gjykata Speciasle me seli në Hagë ka filluar të funksionoi, është realitet. Aty tashmë janë vendos “banorët”e saj të parë të dyshuar për krime. Aty gjendet Hashim Thaçi veti i shtati të cilët duhet të pëgjigjen për “ndërmarrjën kriminele” siç thotë Gjykata ku përfshihen mbi 100 krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Gjykata Speciale nuk është punë hajgare, e as lojërash të ndryshme kompjuterike, por është fakt është projekt Evropian dhe Amerikan me të cilin mendohet se është themelu jo vetëm për dënimin e krimëve të luftës dhe krimëve kundër njerëzimit por është edhe si projekt për eleminimin politik të komandantëve të për t’i eleminuar nga pushteti, pasiqë u binden se nuk do ta bëjnë këtë pa presion”, tha profesori.

Opinonsti më tej thotë se për këtë Gjykatë është investuar shumë dhe nuk do të lë pa i zbuluar të gjithë ata që kryen krime të luftës.

Aty do të trajtohen të gjitha vrasjet gjatë luftës e sidomos edhe ato të pasluftës, shton më tej Maxharraj.

“Në Gjykatën Speciale është investuar shumë, janë dhanë para të mëdha nga BE dhe Amerika për funksionimin e saj, anipse tani aktorët e përpasur në të kanë tentuar dhe ende po tentojnë të zhbëjnë tash kur e morën vesh se sa “është sahati i saj”. Dhe sahati i kësaj Gjykate do të vazhdoi të rrahë deri në përfundimin e punës së për çka është themeluar. Aty do te trajtohen të gjitha vrasjet gjatë luftës e sidomos edhe ato të pasluftës.Për njerëzit që janë brenda saj janë dhënë akt akuza të tmershme për vrasje,rrahje,maltretime,ekzekutime pa namë e nishan.Të gjitha këto vrasje nuk u bënë nga jashtëtokësorët,nga alienet,por nga njerëzit që ecin nëpër tokë u bënë për shkaqe politike të kundërshtarve të tyre”, u shpreh Maxharraj.

Profesori ndër të tjera thotë se kjo Gjykatë e ka për detyrë t’i gjejë dhe dënoj ata që kryen këto krime dhe se të gjithë po presin që të zbulohen kriminelët.

Ai thotë se të gjitha vrasjet në Kosovë janë të lidhura zingjirë dhe mjafton të zbulohet njëra pastaj tjerat zbulohen vetvetiu.

“Vetëm katër komandant janë me akuza për më se 100 krime gjatë luftës dhe krime kundër njerëzimit.Këto 100 akuza nuk janë të gjitha pa fakte i kanë autorët e tyre te cilët kjo Gjykatë e ka për detyrë t’i gjejë dhe dënoj,sepse siç thuhet në popull gjaku kurrë nuk thahet.Janë shumë njërez që u likuiduan sidomos pas luftës që nuk dihen as varret se ku i kanë,familjarët të cilëve bijtë e tyre u morën nëpër shtëpia dëshirojnë me ditë kush i vrau, cilët janë ata, dëshirojnë me dit se ku i kanë eshtrat për t’i varrosë. Lëmshin e këtyre vrasjëve duhet ta zgjidhë pikërishtë kjo Gjykatë dhe nuk është vështirë të zgjidhet,mjafton vetëm të gjendet fija e krimit sepse besohet se në Kosovë shumë nga këto vrasje janë të lidhura zingjirë dalin njëra pas tjetrës sepse është e mundshme me autor dhe porositësish të njejtë.Mjafton,siç thotë populli “nxirre një kashtë përnjeherë të dalin gjashtë”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat