Hasani i kundërpërgjigjet Tahirit: Po e forcon pozicionin e Serbisë

Politika

Hasani i kundërpërgjigjet Tahirit: Po e forcon pozicionin e Serbisë

Nga: A.M. Më: 6 qershor 2021 Në ora: 10:23
Besnik Tahiri

Ditë më parë, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar për mediat vendore se "Presheva, Medvegja e Bujanoci, s’mund t’i bashkohen Kosovës, pa luftë".

Për këtë deklaratë të Tahirit, i është kundërpërgjigjur Profesori nga Kosova Lindore,  Refik Hasani, përmes një prononcim për “Bota sot”.

Ai për “Bota sot”, i ka rikujtuar Tahirit vështirësitë që është përballur Kosova Lindore, duke përshirë këtu edhe luftën e UÇPMB-së.

Image
Refik Hasani

“Ia kujtojmë Besnik Tahirit se lufta ishte nga Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit 2000-2001. Dhe është mbajtur Referendumi më datën 1 e 2 Mars 1992. Nuk është çudi pse Serbia nuk e pranon Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit 2000-2001. Dhe nuk e pranon Referendumin e mbajtur  më datën 1 e 2 Mars 1992”, ka deklaruar ai profesori “Bota sot”.

Hasani këtë deklaratë të Tahirit e ka quajtur të dëmshme dhe nga kjo e forcon pozicionin e Serbisë.

“Por, është tepër e dëmshme dhe irrituese kur ish-Zëvendëskryeministrin i Republikës së Kosovës dhe Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  sikur ka mungesë të njohurive themelore për luftën e UÇPMB-ës dhe Referendumin e Krahinës Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.  Kjo deklaratë e ulë nivelin e bisedimeve Beograd-Prishtinë dhe e forcon pozicionin e Serbisë që edhe Veriun e Kosovës edhe më tej të kontrollon”, ka deklaruar profesori Hasani për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat