Komentohet paraqitja e Kurtit në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Politika

Komentohet paraqitja e Kurtit në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Nga: A.M. Më: 10 qershor 2021 Në ora: 23:15
Samiti u Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kosova ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku u përfaqësua nga Kryeministri, Albin Kurti.

Gjatë këtij samiti, kryeministri Kurti pati një polemik me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç.

Kjo polemik ndodhi pasi Serbia nuk pranonte se Kosova është shtet i pavarur.

Opinionisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, e quan të drejt deklaratën e Kurtit, ku i ka bërë më dije Brnabiçit se Kosova është shtet i pavarur.

“Albin Kurti është njëri ndër Kryeministrat më të guximshëm që e ka patur Kosova e pas luftës. Me të drejtë ka treguar Kurti, duke e bërë me dije Kryeministres e Serbisë Brnabiç, se Kosova është shtet dhe Serbia duhet ta pranoj”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Bytyçi ka treguar se çfarë parimi vlen me Serbinë, si dhe çfarë duhet të bëjë Kosova në këtë rast.

“Sjelljet në mënyrë të butë me Serbinë, Serbia nuk i vlerëson ashtu siç duhej t'i vlerësonte, por për më tepër i konsideron dobësi të palës kundërshtarë, prandaj me Serbinë vetëm parimi i reciprocitetit vlen qoftë edhe në negociata dhe bisedime të cilat do qofshin ato. Tani më veç ka treguar Serbia se nuk është e gatshme për ta pranuar shtetësinë e Kosovës pakompromise , prandaj pala Kosovare duhet të jetë shumë e kujdesshme që mos të pranojë kompromise i cili cenon karakterit unitar të Kosovës”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Më tej, Ademi ka shtuar se Kurti duhet të përkrahet nga opozita në procesin e bisedimeve me Serbinë.              

“Kryeministri Kurti, duhet të përkrahet nga opozita, shoqëria civile dhe të gjitha forcat politike në negociatat me palën serbe , sepse është një politikan vizionar dhe shumë i vendosur për t'i mbrojtur interesat legjitime të Kosovës në raport me palën serbe në negociatat e Brukselit”, ka theksuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat