“Nuk mund ta zbritni Kurtin nga froni” – profesori komenton deklaratën provokuese të kryeministrit që ‘nervozoi’ deputetët e opozitës

Politika

“Nuk mund ta zbritni Kurtin nga froni” – profesori komenton deklaratën provokuese të kryeministrit që ‘nervozoi’ deputetët e opozitës

Nga: A.Morina Më: 12 qershor 2021 Në ora: 18:50
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Gjatë ditës së djeshme, në Kuvendin e Kosovës u mbajt një seancë, e cila u përcjell me shumë akuza, kritika dhe debate në mes pozitës dhe opozitës.

Madje, gjatë kësaj seanca u përmend edhe mundësia e rrëzimit të Qeverisë Kurti, shkaku i dialogut me Serbinë.

Ku, kryeministri Kurti e ‘luti’ opozitën, duke thënë: “Ju lutem mos më rrëzoni, se mandej …. ju faleminderit”.

Ky ironizim i Kurtit nxiti edhe reagimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kërkoi nga kryeministri të mos bëjë drama, pasi askush nuk është duke e “rrëzuar” dhe se ai do ta rrëzojë veten.

“Mos bë drama kryeministër se nuk është tu të rrëzu kush. Edhe nëse ke me u rrëzu, ke me e rrëzu veten”, ka thënë Abdixhiku.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, komentoi këto përplasje të opozitës dhe pozitës, gjatë seancës së djeshme parlamentare.

Sipas tij, në çdo seancë parlamentare po zhvillohen debate të ashpra në mes pozitës dhe opozitës, ku pozita lavdëron qeverinë, kurse opozita kritikon atë.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

“Si çdo herë gjatë seancave parlamentare ka debate të nxehta e përplasje në mes pozitës e opozitës dha asgjë të keqe s'ka, pozita lavdëron veten e qeverinë, opozita kritikon ata e qeverinë. Gjatë seancave dëgjojmë çfarë do lloje fjalësh gënjeshtrash, ofendimesh, sharjesh e nënçmimesh dhe fare nuk na habisin”, deklaroi profesori,

Mehazi deklaratën e kryeministrit Kurti drejtuar opozitës për rrëzimin e qeverisë së tij, e cilëosoi më shumë si ironi politike të tij, se si frikë ose lutje për opozitën.

“Në mbledhjen e fundit të deputetëve të Kosovës shumë nxitëse për opozitën ishte deklarata e kryeministrit Albin Kurtit, se, gjoja frikohet dhe lut opozitën të mos e rrëzojnë nga qeveria, që për Kurtin më shumë ishte një ironi politike sesa frikë ndaj opozitës të cilët për shkak numrit të vogël të deputetëve assesi nuk ju mundësohet ta zbresin nga froni Qeverinë-2 të Kurtit”, theksoi ai.

Tutje, profesori tha se kjo deklaratë provokuese e Kurtit, ‘kalli’ deputetët e opoztës, madje e nxiti edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku që të reagojë ndaj këtij deklarimi.

“Pra, për shkak të kësaj deklarate provokuese të Kurtit erdhi situata deri në përplasje të opozitës me pozitën, sa që thëniet sarkastike të Kurtit kallën deputetët e opozitës deri në atë masë duke menduar se me të vërtetë Kurti frikohet prej numrit të vogël të gishtave të deputetëve të opozitës për ta rrëzuar atë sa që detyruan të reagojë edhe Lumir Abdixhikun i LDK-së duke i thënë kryeministrit të Kosovës "se askush nuk do të rrëzojë, por ju mund ta rrëzoni veten”.", nënvizoi Mehazi.

Në fund, ai këto përplasje në Kuvendin e Kosovës i vlerësoi si një humbje kohë, pa asnjë domethënie si për opozitën, po ashtu edhe për qeverinë e Kosovës.

Po ashtu, Mehazi u pajtua me deklaratën e Abdixhikut ku tha se: “vetëm Kurti mund ta rrëzojë vetveten”

“Me një fjalë përplasjet e djeshme në Parlamentin e Kosovës ishin humbje kohe, për të marrë mëditje deputetët, pa farë domethënie si për opozitën, po ashtu edhe për qeverinë e Kosovës. Themi kështu për shkak se është e pamundur që qeveria e Kurtit të rrëzohet me mbi 50% të deputetëve të LVV-së në Parlamentin e Kosovës. Pajtohemi me Abdixhikun që tha: "se vetë Kurti mund ta rrëzojë vetveten" e jo opozita e dobët dhe e pafuqishme për ta fundosur qeverinë-2 të Albin Kurtit”, përmbylli Mehazi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat