Jetëshkurtër dhe e pafuqishme ndaj Qeverisë, ja marionetë e kujt është PSD

Politika

Jetëshkurtër dhe e pafuqishme ndaj Qeverisë, ja marionetë e kujt është PSD

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 20 korrik 2021 Në ora: 18:53
Dardan Molliqaj, Albin Kurti

Që nga ndarja e disa individëve nga Lëvizja Vetëvendosje, ata në krye me Dardan Molliqaj formuan një parti të te, Partia Socialdemokrate. 

PSD kohët e fundit  ka ndërmarrë aksione të shumta kundër qeverisë Kurti. 

Ata së fundi kanë bërë kallëzim penal kundër zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e marrëveshjes së dëmshme të tiketave ngjitëse me kompaninë "Auto Control Kosova". 

Por kjo parti me gjithë këto aktivitete nuk po e gjen përkrahjen te populli. 

Analistët e shohin se kjo parti duhet të shuhet sepse nuk po ka rritje dhe kështu si është po ngjason në një organizatë private. 

Mehazi: PSD-ja është marionetë e PDK-së, AAK-së e LDK-së 

Analisti politik dhe profesori Sulejman Mehazi, ka thënë për gazetën "Bota sot" se që nga ndarja, ata me sjelljet e tyre rrugaçërie po mundohen të kompromitojnë e poshtërojnë Albin Kurtin e LVV-së dhe qeverinë e Kosovës. 

Image
Sulejman Mehazi

“Thënia, nëse miku i afërt bëhet armik ai që në fillim të shoqërisë ka qenë armik ama i fshehur, kështu ndodh dhe me këta armiqtë e Albin Kurtit të PSD-së që kur ishin tog me kryeministrin Albin Kurtin në LVV, e shpallnin veten si miq më të afërt të Kurtit e kur u ndanë prej tij, kur mbetën të vetmuar e të pa përkrahur nga qytetarët e Kosovës filluan me sjelljet e tyre rrugaçërie të kompromitojnë e poshtërojnë Albin Kurtin e LVV-së dhe të qeverisë së Kosovës. U mblodhën disa Molliqaj e disa Natyra Kuqi për të demonstruar vrazhdë kundër qeverisë së Kurtit, thua se kanë aq shumë deputetë për ta përmbysur qeverinë, duke mos menduar fare se jo që nuk kanë kokë deputeti, por edhe kokë vote gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare”, ka thënë analisti. 

Ai tutje ka bërë një krahasim duke thënë se PSD-ja me forcën e dobët të një zogu politik, nuk mund të përballet as me pulat e opozitës e ku më me këndezët (gjelat) e fuqishëm qeverisëse të Kurtit. 

“PSD-ja me forcën e dobët të një zogu politik, nuk mund të përballet as me pulat e opozitës e ku më me këndezët (gjelat) e fuqishëm qeverisëse të Kurtit. Kaçiku politik i PSD-së është shumë më i vogël sesa i një votuesit e jo më të ngre zërin nëpër rrugët e Prishtinës për t'u përballur me qeverinë dhe policinë e Kosovës”, thotë tutje Mehazi. 

Ai në fund shprehet se PSD shihet që është nën urdhrat e partive opozitare brenda parlamentit të Kosovës si PDK-së, AAK-së e LDK-së. 

“PSD hapur shihet se është nën urdhrat e partive opozitare brenda parlamentit të Kosovës për të bërë trazira jashtë parlamentit në qendër të Prishtinës. Me një fjalë, PSD-ja është marionetë e PDK-së, AAK-së e LDK-së për të bërë situata të pakëndshme në mes të qytetarëve, është mashë për të përzier prushin e partive opozitare të Krasniqit, Abdixhikut e Haradinajt. PSD-ja më shumë ngjan e krahasohet me një organizatë private, shoqërore se sa të një partie politike, bile organizatat jo politike kanë më shumë përkrahje popullore sesa PSD-ja që pas këtyre veprimeve të vrazhda do shuhet fare”, përfundon Sulejman Mehazi për “Bota sot”. 

Krasniqi: PSD-ja është jetëshkurtër, nuk ka rritje 

Edhe analisti Islam Krasniqi për “Bota sot”, ka thënë se PSD-ja është jetë shkurtër sepse rritje nuk pritet të ketë dhe se kauza e tyre është e gabuar e nga asgjë po mundohen të bëhen faktor. 

Image
Islam Krasniqi

“PSD-ja që nga ndarja e saj me LVV-në praktikon atë metodën e vjetër të cilën e praktikonte sa ishte në LVV. Këto praktika përmes të cilat po shprehin një lloj pakënaqësie, janë të harxhuara, pasi që thirrjet për protestë janë të paarsyeshme dhe çdo herë sulmojnë ish-partinë e tyre. PSD-ja është jetë shkurtër sepse rritje apo përkrahje  nuk pritet të ketë dhe së kauza e tyre është e gabuara të cilët nga asgjë po mundohen të bëhen faktor”, thotë Krasniqi.  

Sipas tij, ata nuk e kanë më fuqinë dhe do të japin dorëheqje sikur liderët e tyre më herët. 

“Andaj kjo parti ka hipur në peshore njëherë dhe e ka parë se ku është dhe fuqinë që ka dhe e teston veten edhe një ditë deri sa të mërziten edhe të tjerët siç u mërzitën liderët e tyre duke dhënë dorëheqje nga kjo parti”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat