Detaje të tmerrshme – publikohen emrat/ Ja liderët shqiptarë që bënë marrëveshje të fshehtë me Vuçiqin kundër Kosovës

Politika

Detaje të tmerrshme – publikohen emrat/ Ja liderët shqiptarë që bënë marrëveshje të fshehtë me Vuçiqin kundër Kosovës

Nga: N.Sh Më: 22 korrik 2021 Në ora: 22:33
Aleksandër Vuçiq

Veriu i Kosovës, po vazhdon të mbipopullohet me serbë, të cilët janë të paguar nga qeveria serbe, për të jetuar në Kosovë.

Një projekt gjigant ka filluar në vitin 2015, ku po ndërtohen rreth 300 shtëpia.

Ky projekt i quajtur “Lugina e Diellit”, ka një sipërfaqe prej 20 hektarësh gjatësi dhe 15 hektarë e gjerësi.

Në veri të Kosovës, që nga paslufta janë mijëra serbë duke banuar aty. Ata paguhen me pagë mujore nga qeveria serbe, e cila ka kthyer serbë nga më të ndryshmit, duke marr edhe prej burgjeve serbe, kriminelët vetëm e vetëm për të populluar veriun.

E ky projekt i cili është në ndërtim e sipër, sipas ish-zëvendësministrit të MPB-së, Hajrullah Tërnavës, po vlerësohet si akt i kryer, por që i ka mbetur si ‘patate e nxehtë’ Qeverisë Kurti.

Tërnava thotë se, ky ishte një plan i përgatitur nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi.

Image
Hajrullah Tërnava

“Ky fakt flet mjaftueshëm për planin e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, që ishte akorduar për opsionin e shkëmbimit të territoreve ndarjes së Kosovës, që si argument do të përdorej edhe përbërja etnike e popullsisë, që në këtë rast i bije shumica serbe e popullzuar dhe me projekt të mirë menduar”, shprehet Tërnava.

Sipas tij, asnjë prej qeverive të kaluara nuk është dëshmuar se kanë qenë të interesuara për sovranitetin e plotë dhe integritetin e territorit të Kosovës si interes i madhor shtetëror, edhe pse ata udhëheqës të atyre kohërave rrihnin gjoks para elektoratit parazgjedhor se Veriu i Kosovës është i pandashëm.

“Mirëpo secili prej tyre posa vinin në pushtet e bënin të kundërtën, dhe as që e vizitonin ndonjëherë atë pjesë, edhe pse andej bëheshin kontrabandime të ndryshme kriminale si pjesë të pakontrolluara të një territori, e që kjo dukuri për këtë territor edhe sot vërehet se po vazhdon dhe nuk kontrollohet në tërësi, si pasojë e së kaluarës së pa interesuar nga institucionet tona të shtetit. Në atë territor jashtë kontrollit të plotë të shtetit të Kosovës janë forcuar dhe po zhvillohen rrjete te fuqishme të kondrabandimit të llojllojshëm nga grupe të ndryshme të krimit nga Serbia, e që kanë lidhje me ta edhe grupe kriminale nga Kosova, e besa edhe ish pushtetar të ndryshëm që janë përfolur në të kaluarën. Kjo situatë është kështu, sepse shumë pushtetarëve në qeverisjet e kaluara iu interesonte vetëm si me pas “tallin” e tyre në ato biznese të jashtëligjshme, të pakontrolluara nga shteti, se për atë pjesë të veriut as nuk u interesohej askush, prandaj Serbia, me politikat e veta arriti që të ketë ndikim te politikanët kosovar të asaj kohe dhe me kërcënime që iu bënte dhe premtimet e herëpashershme që ju bënin atyre, ata i dinë shkaqet e atyre kërcënimeve, ata arritën qëllimin e tyre”, shton tutje eksperti i sigurisë.

Tërnava akuzon edhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën për angazhimin e tij në këtë projekt në veri të Kosovës.

“Në këtë projekt të mbrapsht kundër Kosovës në favor të Serbisë ishte me tërë qenien e tij edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe politikanë e atyre kohërave që u pajtuan që pjesën e Veriut të ja japin Serbisë, si kusht për njohje reciproke, dhe duke e pas pëlqimin e udhëheqësve të Kosovës të atyre kohërave. Serbia nisi të ndërtoj nëpër territorin e veriut të Kosovës ndërtesa disakatëshe me qindra banesa për tua bërë me dije serbëve se ajo pjesë është e tyre sepse mos të ishte ashtu nuk do i bënin gjithë ato investime në ato përmasa të mëdha, prandaj këta politikanët e atyre pushteteve që ishin aso kohe, deri në shkurtin e këtij viti, me pasivitetin e tyre dhe kurrë pa i kontrolluar e kurrë pa e pasur ndikimin e qeverisjes në atë pjesë, lejuan të ndërtohen në heshtje ato ndërtime, pra nga të tri qeveritë̈ e kaluara të shtetit të Kosovës, koalicionet PDK- AKR me minoritetet, LDK-PDK- dhe e fundit PDK-AAK, duke mos provuar të reagojnë dhe ta ndalojnë asnjëherë projektin serb për kolonizimin e Veriut të Kosovës, rajonit të Mitrovicës së Veriut”, thekson ai.

Tërnava tregon se, ky projekt i kolonizimit të veriut me serbë ardhacak nga territore të ndryshme të Serbisë dhe ish republikave të tjera, e emëruar si “Lugina e Diellit”, është një projekt i cili po bashkë financohet nga shteti i Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe.

“Qeveria Kurti tani duhet të bëjë çmos dhe të kërkoj përgjegjësi politike dhe ligjore nga ish qeveritarët e kaluar të cilët kanë dështuar plotësisht në parandalimin e ndërtimit të projektit të tillë i cili është menduar dhe dizajnuar nga Serbia me qëllim të krijimit të parakushteve faktike për ndarje duke e shtrirë atje pushtetin e plotë të Serbisë, në këtë pjesë të territorit të Kosovës, dhe për ta nxjerr atë në tavolinë të bisedimeve si akt të kryer, aktin e ndarjes, që është qëllimi kryesor i Serbisë edhe me formulën e deklarimeve për kompromis. Detyre e kësaj Qeverisje mbetet që gjithsesi të bëjë aktivitete të shpeshta si i ka hije një qeverie në pushtet, që ti vizitojë ato komuna si pjesë të Kosovës, dhe ta bëjë mbikëqyrjen e komunave për punën që janë kah e bëjnë në ato pjesë të veriut, sepse pa një përafrim dhe mbikëqyrje të atyre komunave nuk ka integrim dhe sigurim të tërësisë territoriale. Qytetarëve të veriut duhet të ju ofrohen institucionet e shtetit dhe të ju tregojnë se edhe ato komuna janë pjesë e pa ndashme e Kosovës dhe për punët e tyre duhet të ju japin llogari institucioneve të Kosovës”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat