Dialogu Kosovë-Serbi, pse po heshtë Edi Rama!?

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi, pse po heshtë Edi Rama!?

Nga: M.H. Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:00
Edi Rama dhe Albin Kurti. foto ilustrim "Bota sot"

Raportet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama tashmë dihet që nuk janë të afërta.

Së fundmi ajo që mori vëmedjen ishte takimi i kryeminsitrit Rama me Vuçiqin dhe Zaevin për të biseduar për iden e Minishengenit.

Në këtë takim Rama nuk përmendi për asnjë moment temat që Kurti i kishte përmendur Vuçiqit, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo ai në një mënyrë po mundohet ta mbulojë heshtjen e tij duke lavdëruar sukseset e Kosovës duke lavdëruar Dua Lipën dhe Distria Krasniqin.

E në lidhje me këtë temë profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se raportet me Ramën kanë qenë të ftohura që nga qeverisja e Haradinajt e deri tash me Kurtin.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai shton se Rama për Kosovën ka zgjedhur heshtjen mirëpo që Tirana është me vendin tonë kjo sepse nuk mundet pa të.

“Çështja e qëndrimit të Tiranës, respektivisht e kryeministrit, Edi Rama, lidhet me qëndrimet që Prishtina i ka marre në raport me Shqipërinë. Kjo ka filluar të reflektohet në Qeverinë Haradinaj dhe ka vazhduar në kohën e Hotit dhe tash në Qeverinë Kurti 2. Duke dalur në qëndrime të kundërta në shumë çështje, kuptohet si në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ne dialog, ashtu edhe në raport me Minishengenin e Ballkanit, duket se z.Rama ka zgjedhur heshtjën në çështjen politike të dialogut me shtetin serb . Nuk ka dilem se Tirana është me Kosovën. Jo pse e ka lavdëruar z.Rama këngëtaren e njohur Dua Lipa apo bartësen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike në Japoni, fituesen Distria Krasniqi, por pse Tirana vazhdimisht është me Kosovën dhe nuk ka ku shkon pa të”, tha analisti.

Profesori thotë se Rama duhet të di që mos bashkëpunimi me Kosovën është në dëm të tij dhe për këtë arsyje duhet të ketë takime më të shpeshta të përbashkëta.

Sipas tij mos bashkëpunimi sjellë të mira vetëm armiqëve e askujt tjetër.

“Këtë duhet ta di edhe z.Rama. Dualizmi del nga mos bashkëpunimi në çështjet e rëndësishme dhe shumë domethënëse midis Prishtinës dhe Tiranës. Ky mosbashkëpunim na duket se është i dëmshëm dhe po ndikon shumë në qëndrimet ndaj Kosovës. Rruga e tillë është e dëmshme. Tirana dhe Prishtina kërkohet që për çdo çështje të takohen dhe bashkarisht të marrin qëndrime. Animet dhe fërkimet midis z.Rama dhe z. Kurti janë të dëmshme dhe vetëm armiqëve iu shërbejnë. Të dytë duhet t’i lënë meritë dhe të bashkëpunojnë. Bashkëpunimi duhet të jetë i gjithanshëm. Jo vetëm në çështjen e gjenocidit, por të dialogut dhe në çdo fushë politike, ekonomike, të sigurisë etj”, u shpreh profesori.

Tutje analisti thotë se mos bashkëpunimi është i dëmshëm për shqiptarët për këtë arsyje kryeministrat tanë duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që bashkarisht të zgjedhin çështjet e rëndësishme për vendin.

“Mos bashkëpunimi është i rrezikshëm dhe shumë i dëmshëm për Kosovën dhe shqiptarët. Ajo është me pasoja edhe për vetë Shqipërinë. Kreyministrat janë aty për të renditur qëndrimet. Kjo vlen për z. Rama dhe për z. Kurti. Prandaj z.Kurti duhet të takohet dhe të analizohen bashkarisht tërë çështjet me Tiranën. Mos takimi është i pafalshëm”, përfundon Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat