Vjen alarmi, ja si Rama me Vuçiqin po planifikojnë armiqësimin e shqiptarëve/ Qeverisë Kurti i kërkohet kjo gjë urgjentisht

Politika

Vjen alarmi, ja si Rama me Vuçiqin po planifikojnë armiqësimin e shqiptarëve/ Qeverisë Kurti i kërkohet kjo gjë urgjentisht

Nga: A.Morina Më: 3 gusht 2021 Në ora: 23:02
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama; foto ilustrim nga "Bota sot"

Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri kohëve të fundi duket se nuk janë në nivelin e duhur.

E shkak i kësaj, po del të jetë afërsia e kryeministrit Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin. Ku krahas kësaj, kryeministri shqiptar po mbështet politikat serbe dhe po refuzon bashkëpunimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për Kosovën dhe raportet në mes dy shteteve shqiptare.

Qarri u shpreh se janë vërejtur ndasi të mëdha kohëve të fundit mes Kosovës-Shqipëri, pas tentimit për formimin e projektit të “Ballkanit të Hapur”.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri

“Me insistimin e formimit te projektit te “Ballkanit të Hapur”, me ç 'rast Edvin Kristaq Rama, çuditërisht del hapur kundër Kosovës dhe mban pozicion pothuajse armiqësor ndaj shtetit tonë të pavarur, janë vërejtur edhe ndasitë më të mëdha, të ndodhura kohëve të fundit, në politikat e dy shteteve shqiptare Kosovë-Shqipëri, si dy pjesë të një populli dhe kombi të ndarë”, deklaroi ai.

Madje, Qarri paralajmëroi se mund eskalojë situate nëse Rama vazhdon ta përdorë Serbinë dhe Vuçiqin si mjet ndarës mes Kosovës e Serbisë.

“Ndaj tendenca dashakeqëse e Edvin Kristaq Ramës për ta futur Serbinë e Aleksandër Vuçiqit, si digë ndarëse ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sot jo vetëm me shumë të drejtë, por edhe me frikë të theksuar për eskalim të mëtejshëm, mund dhe duhet të thuhet hapur, se ky është, jo vetëm niveli me i ulët i bashkëpunimit, por kohët e fundit shihet edhe tendenca e hapur perverse e Edvin Kristaq Ramës, që për hir të Serbisë, ti përçajë publikisht edhe shqiptarët në dy shtetet tona dhe qojë drejtë armiqësimit artificial të shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës”, theksoi analisti.

Kësisoj, ai i bëri thirrje Kosovës që të përgatitet për veprime kundër luftërave speciale, sidomos për pushuesit nga Kosova, në mënyrë që të mos vije edhe deri tek konfliktet fizike.

“Kështu që shteti i Kosovës dhe një dikaster i mire përgatitur për veprime kundër luftërave speciale, duhet të dal urgjentisht me udhëzime të veçanta, sidomos për pushuesit nga Kosova, në mënyrë që të mos vije edhe deri tek konfliktet fizike, ndërmjet shqiptarëve, të dy anëve, për shkak të provokimeve serbe edhe në rivierën bregdetare të Shqipërisë, ku njerëzit tanë shkojnë për pushime”, nënvizoi Qarri.

Në vazhdim, analisti tha se përmes nxitjeve të Ramës dhe marrëveshjes së ij me Vuçiqin, janë dërguar dhjetëra turistë serbë me qëllim që të fyhen dhe lëndohen shpirtërisht mijëra shqiptarë të Kosovës.

“Kjo për vet faktin se atmosfera në Shqipëri, me nxitjet e Edi Ramës, është duke shkuar, pikërisht në drejtim të përkeqësimit dhe tanimë kanë filluar edhe provokimet e hapura, sidomos në pjesët turistike bregdetare, ku në marrëveshje me Edvin Kristaq Ramën, për dhjetëra serb të dërguar nga Aleksandër Vuçiqi, me qëllime speciale, për pushime në Shqipëri, fyhen dhe lëndohen shpirtërisht mijëra shqiptarë të Kosovës, duke filluar nga muzika serbe dhe këngët e bashkëshortes së kriminelit Arkan, në rivierat kryesore bregdetare, të vendit që ne gjithmonë e kemi ditur dhe konsideruar si shteti ynë amë”, potencoi ai.

Në fund, Qarri alarmoi se gjendja ka filluar të acarohet, ku Vuçiq po e përdorë Ramën për ta izoluar në të gjitha anët Kosovën, bërë të padukshëm kufijtë e shtetit tonë të pavarur.

Kurse, Qeverisë Kurti i bëri apel që të bashkëpunojë me Amerikën dhe të të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, përfshi edhe sanksionimin politik të Ramës, duke e shpallur politikan të rrezikshëm për vendin.

“Kështu që duke parë se me insinuatat e Ramës, gjendja ka filluar të acarohet dhe ai ka kohë që në vijimësi ka shfaqur afërsi shumë më të madhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq se me kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti, dhe rrezikun që Kosovës në vijimësi i vije nga një nostrum politik si Edvin Kridstaq Rama, të cilin Serbia me apo pa vetëdijen e tij, po e keqpërdorë për ta izoluar në të gjitha anët Kosovën, bërë të padukshëm kufijtë e shtetit tonë të pavarur dhe goditur sa më rëndë pas shpine Republikën e Kosovës. Qeveria Kurti në konsultim me mbështetësen kryesore dhe mikun më të madh e më të fuqishëm në botë SHBA-të, duhet të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, përfshi edhe sanksionimin politik të tij, duke e shpallur politikan të rrezikshëm për vendin, armik të pavarësisë dhe person të padëshirueshëm për Kosovën, si dhe ndaluar në mënyrë strikte, që sidomos në takimet me Vuçiqin, ai në asnjë vend, të mos ketë të drejtë, të flasë për shtetin as popullin e Kosovës”, përfundoi Gani Qarri, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat