Irritohet Grenell, ai mori goditjen të fortë nga Albini

Politika

Irritohet Grenell, ai mori goditjen të fortë nga Albini

Nga: A.SH Më: 5 gusht 2021 Në ora: 15:24
Richard Grenell

Pas Serbisë, Richard Grenell po qëndron për vizitë në Shqipëri.

Grenell për mediat në Shqipëri komentoi iniciativën e “Ballkanit të Hapur” pjesë të së cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia.

Ai e mbështeti plotësisht, por që pati kritika për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin i cili nuk kishte qenë pjesë e atij takimi, duke thënë se ai po bënë gabim të madh.

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, Grenelli në Serbi u ndje sikur të ishte në shtëpinë e tij, dukej i lumtur që gjendje afër "vëllezërve" të tij serb.

Image
Faton Mehmeti

 

“Tanimë s’ka asnjë dyshim se Grenelli është tifoz i madh i Serbisë dhe Rusisë, andaj e mbështet me mish dhe shpirt idenë e tyre për "mini shengenin” një projekt serbo-rus. Grenell në Serbi u ndje sikur të ishte në shtëpinë e tij, dukej i lumtur që gjendje afër "vëllezërve" të tij serb”, ka thënë analisti.

Sipas tij, Grenelli nga Kurti ka marr goditjen e fort pasi ai nuk shkoi prapa ideve të tij. Analisti paralajmëron se Grenelli me çdo kusht po tenton ta fus ndikimin serbo-rus në Ballkan.

“Grenelli ka marr goditjen e fortë nga Albini i cili nuk i shkoi pas ideve të Grenellit, andaj irritimi i ish ambasadorit nuk ka kaluar. Tanimë që është aktualizuar teza serbe për "Open Ballkan" Grenelli s’ka si të rri anash, ai me çdo kusht tenton që të fus ndikimin serbo-rus në Ballkan duke pasur qasje në det. Kam dyshime të forta se Greneli është shërbëtor i Rusisë, ndrysh nuk shpjegohen veprimet e tij. Fatkeqësisht edhe në Shqipëri Grenelli ka gjetur Edi Ramën, mikun e Vuçiqit që po iu ndihmon në këtë aspekt. Fatkeqësisht, shqiptarët s’janë të bashkuar për të qenë kundër Grenellit, Serbisë dhe Rusisë duke mbrojtur trojet e tyre”, përfundon analisti Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat