Superskandali/ Ish-agjenti zbulon skemat e përgjimeve: Ja si Prokurori nga Mitrovica e mori një grua, shkuan në hotel, pastaj...

Politika

Superskandali/ Ish-agjenti zbulon skemat e përgjimeve: Ja si Prokurori nga Mitrovica e mori një grua, shkuan në hotel, pastaj...

Nga: N.Sh. Më: 9 gusht 2021 Në ora: 15:10
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur për përgjimet që janë kryer në Kosovë që nga paslufta e deri më tani.

Miftari thotë se, përgjimet në Kosovë, që nga qershori i vitit 1999 e deri sot kurrë nuk janë ndaluar.

Sipas tij nuk ka përgjuar vetëm një shërbim, apo një organizatë, apo një shtet, por kanë përgjuar me dhjetëra shërbime sekrete, organizata, shtete, KFOR-i, prandaj edhe ishin përgjimet Pronto.

Ai thotë se, tani përgjimet e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe politikanëve nuk janë risi fare.

“Edhe grupet kriminale e grupet që kryenin vrasje e trazira kanë qenë të përgjuara shumica, disa aktor kanë qenë të kujdesshëm, por shumica e aktorëve kanë ra, sikur që është edhe grupi i A. S, i vrarë nga policia edhe R-SH edhe F-E kur ishte arrestuar në Tiranë, ishte kapur dhe gjurmuar nga ndërkombëtarët (shërbimi amerikan dhe britanez) të cilët kishin gjurmuar tre telefona të Vodafonit në Shqipëri dhe një numër të Kosovës, të bashkëshortes së F. E të cilës ju kishte përcjellë autobusi deri në Shqipëri nga ndërkombëtarët. Pra ka me dhjetëra mijëra e mijëra përgjime ku politikanë, prokurorë, hetues, gjyqtarë e avokat kanë ra në provime nga përgjimet ndaj tyre”, thotë Miftari.

Ai thekson se, nuk përjashtohet fare mundësia që ndoshta disa nga të përgjuarit edhe të jenë shantazhuar sidomos nga UDB-ja.

“Unë po flas për kohë të pas luftës, personalisht kam parë dhe kam dëgjuar qindra mijëra përgjime që i kanë bërë shtetet e ndryshme ndërkombëtare, sidomos perëndimore të cilat asnjëra palë nga këto shtete nuk e ka ngrehë çështjen në të njëjtin drejtim. Disa figura janë ruajtur por shumica kanë ra në përgjime. Edhe vjedhja e telefonit privat në shtëpinë e tij, të ruajtur 24 orë nga ana e policisë, të Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi ka të bëj me këto përgjime dhe me kompromitimin e drejtësisë. Një shembull si SH. S, një alamet prokurori i shtetit sekser i klanit Pronto nga Mitrovica të cilit bashkëshortja i punon diku në gjykatë, është në një përgjim që e kam parë, por edhe e posedojmë. Ai e merr një qytetare femër nga zyra e vet duke i premtuar zgjidhjen dhe drejtësinë e një lënde penale dhe sipas video përgjimit, por edhe bisedës, shkojnë në Hotel, restorant diku në hyrje të Vushtrrisë, (dihet dhe shihet ku) pastaj shkojnë me veturë të prokurorit për Prishtinë, ndalen në “Hotel Baci” te Rrethi me veturë të prokurorit, (dihet dhe shihen lloji dhe numri veturës) dhe ky alamet prokurori e lutë të shkojnë bashkë në Shqipëri dhe të bëjnë një vikend bashkë me qytetaren e Kosovës, pastaj ky prokuror do ta vendoste drejtësinë në vend”, tregon Miftari, i cili thotë se, ky është vetem një rast nga mijëra të tillë.

“Dihet se disa përgjimet në masë i ka bërë edhe SHIK-u ilegal bashk me disa prokurorë e policë të Klanit Pronto, ku këto përgjime kanë përfundua drejt te duart e Thaçit, Veselit, Reqicës dhe përmes këtyre përgjimeve që fatkeqësisht kanë qenë edhe të manipuluara ju kanë bërë DOSJE të kurdisura sidomos kundërshtarëve të tyre politike dhe konkurrentëve të brendshëm, por edhe njerëzve që ju kanë bërë konkurrencë në biznes dhe kontrabandë me naftë, cigare, drogë, kafe....shpesh herë kinse dosjet e verifikuara, në fakt të kurdisura, ju kanë dorëzuar shteteve të KUINTIT dhe shërbimeve të tyre sekrete e inteligjencës, prandaj e kanë kullotë Kosovën qe 20 vite duke e bërë pasurinë qindramilionëshe, dhe krejt ekonominë e Kosovës”, potencon ai.

Ai tregon edhe për dosjet që janë bërë kundër tij.

“Një dosje e tillë të Kuintit dhe ambasadave është dorëzuar nga njerëzit e Hashim Thaçit, Veselit, Reçices, Grabovcit që ishte dosje 70 fletëshe pikërisht për mua Naim Miftari. Eh sa njeriun e kisha pas vra, sa naftën e sa armën e kisha pas kontrabaduar, sa dhunimin e kisha pas bërë, sa serbin e kisha pas vra në mars 2004, sa veturën e shumë vepra tjera...dhe vetëm një nga këto top informata të dërguara amerikanëve, britanikëve, gjermanëve.... Sikur të ishte e vërtetë vetëm një gjë, unë Naim Miftari kurrë prej burgut s’isha dal më. Këta mafijashe, krimi i organizuar i Kosovës përmes manipulimeve me njerëzit e tyre në policinë, prokurorinë, gjyqësinë, AKI...kanë mbetur në këmbë dhe kanë mbetur në pushtet qe 20 vite, prandaj duhet të pastrohen me një “RRAMETE”, me një fshesë gjigante të një VETING-u të përgjithshëm që e pastron shtetin nga sekserët e Krimit të organizuar dhe nga oligarkët e politikanëve të korruptuar të Kosovës”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat