Kurti kërkon zgjedhje të reja/ Kelmendi: Me zgjedhje nuk luftohet krimi, por me...

Politika

Kurti kërkon zgjedhje të reja/ Kelmendi: Me zgjedhje nuk luftohet krimi, por me...

Nga: A.Z Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, po vlerëson se Kosovës i duhen zgjedhje të reja për të larguar politikanët e korruptuar nga postet politike.

Ai kërkon nga Qeveria që në fillim të vitit tjetër ta dërgojnë Kosovën në zgjedhje që populli të jep verdiktin e fundit për politikanët që e vodhën dhe shkatërruan shtetin.

Lidhur me këtë, jursti Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se zgjedhjet mund t’i kërkoj çdo parti, por realizohen atëherë kur bie legjislatura.

Kelmendi shton se e përbashkëta për të shkuar në zgjedhje është mos funksionimi legjislativ dhe ai ekzekutiv.

“Mendime dhe kërkesa mund të paraqiten në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është gjë normale. Çdo parti e kryetarë a anëtarë partie mund të kërkoj zgjedhje. Mirëpo, ato kërkesa realizohen vetëm kur bie legjislatura dhe natyrisht bëhen të domosdoshme zgjedhjet parlamentare. Shkaku pse shkohet në zgjedhje janë të ndryshme. Por, e përbashkëta është mos partia e numrave në Kuvend që të funksionoj legjislativi dhe ekzekutivi. Këtu bie edhe ekzekutivi”, potencoi ai.

Më tej ka shtuar se vetëm me mjete politike dhe penale bëhet lufta kundër krimit, por jo edhe me ndërrimin e qeverisë.

Sipas tij, krimi nuk ndalet pa dënime.

“Ndërsa, lufta kundër krimit dhe korrupcionit bëhet me mjete juridike dhe penale. Shteti duhet të vepron, këtu është prokuroria dhe shumë organe tjera të luftimit të veprave penale, ato janë kompetente. Natyrisht se zgjedhjet bëjnë ndërrimin e qeverisë. Por, kështu nuk luftohet krimi. Ai luftohet me ndjekje penale dhe me masa penale të përgjegjësisë. Pa dënime nuk ndalet krimi”, ka përfunduar Kelmendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat