“Ballkani i hapur”, Hasani: Rama po e luan rolin e argatit të Serbisë

Politika

“Ballkani i hapur”, Hasani: Rama po e luan rolin e argatit të Serbisë

Nga: A.M. Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:13
Aleksandar Vuçiq, Zoran Zaev, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon ta mbështet “Ballkanin e hapur”, përkundër kundërshtimeve të fuqishme.

“Ballkanin e hapur”, vazhdojnë ta kundërshtojnë liderët e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Për kundërshtimin e Kurtit, ka folur edhe Rama, në një intervistë së fundi. Ai ka thënë se me kryeministrin e Kosovës e ka një mosdakortësi konceptuale.

“Me Albinin takohem normalisht. Kemi një mosdakortësi konceptuale për sa i përket qasjes së politikës rajonale. Për mua Ballkani i hapur është interes strategjik i kombit shqiptar edhe i Kosovës. Ballkani i Hapur është zbatimi i katër lirive: njerëzve, kapitaleve, shërbimeve dhe mallrave. Ajo që është realizuar nga diplomacia jonë me Beogradin është që presidenti i Serbisë ka pranuar lëvizjen e lirë të njerëzve si pjesë e asaj që quhet ‘Ballkani i Hapur’. Procesi i Berlinit është një proces që varet nga burokracia europiane. Ne nuk kemi nevojë të na mbledhin dhe të presim. ‘Ballkani i Hapur’ po mbështetet nga të gjithë. Është rruga jonë për t’u bërë më të fortë. Kemi çuar një propozim në Francë dhe aty kemi ngecuar sepse Vuçiç nuk e pranonte lëvizjen e njerëzve. Ai nuk e pranonte sepse do të zhdukte kufirin mes Kosovës. Gjëja më absurd në këtë proces është se sot serbët janë në tavolinë dhe ikin kosovarët. Ballkani i Hapur nuk negociohet. Respektoj të drejtën e qeverisë së Kosovës, por nuk jam dakord”, ka thënë Rama në një intervistë.

Këtë deklaratë të Ramës e ka komentuar, profesori Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot”.

Image
Refik Hasani

Ai ka thënë se Rama po e dëmton seriozisht shtetësinë e Kosovës.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se Ballkani i hapur është interes strategjik i Shqipërisë dhe i Kosovës. Edi Rama, është ka e dëmton seriozisht shtetësinë e Kosovës dhe është duke i anashkaluar gjithë hapësirat shqiptare”, ka deklaruar Hasani.

Po ashtu, profesori është shprehur se kryeministri i Shqipërisë po e luan rolin e argatit të Serbisë. 

“Edi Rama, është duke e luajtur rolin e argatit të Serbisë  më së miri  që nga një shekull e këtej”, ka  theksuar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat