Mefail Bajqinovci ‘trondit’ kundërshtarët: Prishtinën do ta fitojmë pa balotazh - ja edhe cilat komuna pritet t’i fitojë Vetëvendosja

Politika

Mefail Bajqinovci ‘trondit’ kundërshtarët: Prishtinën do ta fitojmë pa balotazh - ja edhe cilat komuna pritet t’i fitojë Vetëvendosja

Nga: N.Sh. Më: 6 shtator 2021 Në ora: 16:13
Mefail Bajqinovci

17 tetori është dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Këto zgjedhje priten të jenë mjaftë interesante, sidomos në garën për Prishtinën.

Lëvizja Vetëvendosje e cila në zgjedhjet parlamentare shënoi një rekord, po synon të mbajë të gjitha komunat ku i ka fituar më herët.

Madje LVV-ja synim kryesor e ka edhe Prishtinën, ku kandidon me Arben Vitinë, ministrin e tanishëm të Shëndetësisë.

E fitorja në Prishtinë do të ishte mjaftë e madhe për Vetëvendosjen.

Deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci thotë se Prishtinën do ta fitojnë pa balotazh.

Ai tutje shprehet se, përveç komunave që i kanë, do të fitojnë edhe në shumë komuna të tjera.

Ne do t’i mbajmë të gjitha komunat ekzistuese, si dhe do fitojmë edhe në shumë komuna tjera përfshirë kryeqytetin pa balotazh”, thotë Bajqinovci për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka disa komuna të mëdha.

Ato janë Podujeva me Shpejtim Bulliqin, Prizrenin me Mytaher Haskukën, Mitrovicën me Agim Bahtirin, edhe Prishtinën e kishin fituar me Shpend Ahmetin i cili pastaj ndërroi parti duke u larguar nga LVV-ja pas fitorës dy herë në Prishtinë dhe kaloi në PSD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat