Kelmendi flet për hapjen e “dosjeve”, tregon se kush po e mbron Serbinë

Politika

Kelmendi flet për hapjen e “dosjeve”, tregon se kush po e mbron Serbinë

Nga: A.Z Më: 10 shtator 2021 Në ora: 23:49
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, e ka quajtur të çuditshme temën e hapjes së dosjeve 22 vjet pas luftës.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, e ka quajtur të çuditshme temën e hapjes së dosjeve 22 vjet pas luftës.

Haradinaj ka thënë se UÇK-ja nuk ka pasur dosje dhe të gjitha materialet i janë dorëzuar NATO-s në kohën e çmilitarizimit të UÇK-së.

“Më të thënë të drejtën, është e çuditshme që në vitin 2021 diskutohen temat e dosjeve, me sa jam i informuar, UÇK-ja nuk ka pasur asnjëherë dosje të mbyllura, kanë qenë publike, pjesa më e madhe e atyre materialeve janë dorëzuar në NATO në kohën e çmilitarizimit dhe në transformimin e UÇK-së në TMK. Një prej tyre që e kam udhëhequr këtë proces jam vetë në Zonën e Dukagjinit, të gjitha materialet, dosjet, armatimi, i kemi depozituar te KFOR-i”, ka thënë Haradinaj.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, kërkimin e dosjeve të UÇK-së e quan injorancë, sepse sipas tij, këtë duhet kërkuar te shteti Serb.

Ai thekson se, edhe nëse ka dosje në ndonjë vend, nuk del diçka antiligjore, pasi që UÇK ka luftuar kundër pushtuesve serbë, gjë që do të thotë se nuk ka krim.

“Pse nuk dënohet Serbia, është alogjike edhe tepër injorative ndaj çështjes sonë kombëtare dhe Kosovës që tash të kërkohen dosjet e UÇK-së. Dosje mbi dosje mbi e krim të organizuar në Kosovë ka shteti serb. Atje duhet kërkuar dosjet dhe atje del terrori i vërtetë në Kosovë. Është mirë dhe fakt deklaratat e z. Haradinaj. Megjithatë, nga dosjet, edhe nëse ka ndokund të mbetur, nuk mendoj se del gjë antiligjore dhe e dëmshme. UÇK ka luftuar kundër pushtuesve serbo mëdhenj dhe egërsisë fashiste serbe në Kosovë. Këtu nuk ka krim. Në fakt këtë e dinë të gjitha mekanizmat ndërkombëtar relevant. NATO i ka faktet. Ka edhe UE dhe SHBA. Por, pse nuk kërkohen dosjet nga Serbia? Turp për faktorin ndërkombëtar! Bëhen masakra masovike mbi një popull dhe nuk dënohet askush”, tha ai.

Tutje ka thënë se nuk ka asnjë dënim për serbët që dhunuan mijëra gra shqiptare, madje as dëmshpërblim për dëmet materiale, sepse sipas Kelmendit, ky shtet vetëm mbrohet.

Përdhunohen mbi 20 mijë femra shqiptare nga kriminelët serbë dhe nuk ka dënim! Dëbohen mbi 1 milionë shqiptarë dhe shteti serb nuk përgjigjet! Dëmet materiale shkojnë në dhjetëra miliarda dhe nuk ka dëmshpërblim! Këto janë fakte dhe këto bien mbi UE , NATO-në OKB dhe çdo shtet në botë. Por, pse mbrohet dhe po përkrahet një shtet që duhet të vihet nën mbikëqyrje ndërkombëtare! Pse? Thjeshtë: Është në pyetje Rusia dhe Kina si mbrojtëse e krimit serbomadh ndaj shqiptarëve. Këtu nuk ka drejtësi! Ka forcë ushtarake, ekonomike dhe politike. E ata po e mbrojnë Serbinë kriminale dhe fashiste. Për këtë nuk po dënohet Serbia”, ka përfunduar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat