Ish-zëvendësministri i MPB-së vjen me një kërkesë për Qeverinë Kurti: Merri këto veprime të shpejta – largoni këta njerëz nga këto poste...

Politika

Ish-zëvendësministri i MPB-së vjen me një kërkesë për Qeverinë Kurti: Merri këto veprime të shpejta – largoni këta njerëz nga këto poste...

Nga: N.Sh. Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:59
Albin Kurti

Nga Qeveria e Kosovës, po kërkohet që të marr veprime të shpejta për largimin e nga postet e njerëzve të kriminalizuar, të cilët kanë kontribuar që të krijohet një gjendje e tillë kriminale në institucionet e Kosovës.

Një kërkesë të tillë, pothuasje të pandalshme për Qeverinë e bën ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, kjo kërkesë vjen pas situatës që tashmë e kemi të gjithë të qartë, se si janë emëruar në poste kryesore njerëzit në të kaluarën.

Ai thotë se pas atyre emrimeve që janë bërë, nuk duhet të habitemi me këtë gjendje në të cilën jemi sot.

Çfarëdo veprimi që ndërmerret nga kjo Qeveri, jemi të sigurt që edhe populli do t’i respektoj ato veprime, nëse i bënë ndryshimet sa më parë. Ndryshimi më i madh dhe substancial gjithsesi pritet me miratimin e ligjit të Vetting-ut, megjithatë duhet të fillohet që nga tani që të luftohen ato gjëra kriminale, sepse lidhja me krimin ka kontribuar haptas, hap pas hapi që të krijohet një gjendje e tillë kaotike në drejtësi”, thotë Tërnava.

Ai shprehet se, kur të miratohet ligji i Veitting-ut, pa asnjë hezitim duhet të shkohet deri në fund me pastrimin e të gjitha të këqijave nga njerëzit që kanë marrë paga të majme si ligj zbatues, por nuk kanë dhënë kurrfarë kontributi.

Image
Hajrullah Tërnava

Përkundrazi ata vetëm i kanë kontribuar të keqes masive sikur që po na e dëshmojnë një mal i madh i lëndëve të pa kryera që gjenden dhe presin kot në sirtarët e zyrave të drejtësisë”, shton ai.

Tërnava pohon se për shkak të mos gatishmërisë së zbatimit të ligjit dhe me zbatimin e tij selektiv, jemi në këtë gjendje të frikshme, sepse drejtësia selektive është bërë brengë dhe shkelësi kryesor i të drejtave të njeriut për qytetarët në Kosovë, sidomos në fushën civile.

Në këtë fushë, edhe sipas raporteve zyrtare, gjykatat janë të stërngarkuara me lëndë, të cilat derisa do të duhej të bëhet zgjidhja e tyre në pajtim me ligjet dhe politikat e Këshillit Gjyqësor ato zvarriten, tregtohen e stërshiten duke u bërë ose mjet tregtimi për përfitim kriminal, ose dështim deri në parashkrim”, pohon ai.

Sipas tij, ligjet pozitive dhe politikat nuk vlejnë për ata që konsiderohen të fortë.

Zyrtarët publikë në pozita me ndikim, arrijnë që lëndët t’i zgjidhin në afat të arsyeshëm kohore, ndërsa ky standard nuk vlen për qytetarët e thjesht dhe bizneset që nuk janë të korruptuara, apo nuk e janë në ortakëri me krimopolitikën”, shton tutje Tërnava.

Ish-zëvendësministri thekson se, në gjykatat e Kosovës, në të gjitha nivelet, sipas raportit zyrtar të KGJK-së, për 6 mujorin e parë të këtij viti janë në pritje për zgjidhje 200497 lëndë, një shifër skandaloze për të cilën nuk ka shpresë se do të zvogëlohet e do të sillet në suaza të normales.

Për 6 muajt e kaluar kanë pasur numrin e lëndëve që kanë pritur në punë gjatë në shifrën prej 251214, nga këtu 174019 të trashëguara nga viti i kaluar, të pranuara për 6 muaj si lëndë të reja evidentohen edhe 77195, kurse janë zgjidhur në të gjitha instancat e gjykatave hiç më shumë se 50717 lëndë, që do të thotë se janë në pritje 200497 lëndë”, thotë ai.

Ai shton se këto lëndë vazhdojnë të “mrizojnë” nëpër gjykatat e Kosovës pavarësisht se të punësuar kanë.

Duke e pasur të qartë situatën reale nëpër institucionet e drejtësisë, gjithsesi se duhet që përfundimisht të ndryshon mënyra e pagesës, shpërblimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në sistem, duke e sanksionuar pagën minimale dhe atë të stimuluar, pagesën sipas normës së arritur të punës, dhe të mos shpërblehen baraz deri në 2000 euro pagë mujore gjyqtar dhe prokuror të cilët në raste të caktuara e përfundojnë vitin me letër të bardhë, pa lëndë të zgjidhura si gjyqtarë dhe pa raste të ftuara në gjykata për prokurorët, që i manipulojnë dhe dështojnë provat në marrëveshje me palët dhe me avokatët me të cilët e ndajnë tallin e përfitimit nga mbrojtja e krimit”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat