Kosova ishte në hall nga ‘rrahagjoksit çlirimtarë’/ ‘Godet’ ish-zv. ministri i MPB-së: Nga krimi u bënë milionerë...

Politika

Kosova ishte në hall nga ‘rrahagjoksit çlirimtarë’/ ‘Godet’ ish-zv. ministri i MPB-së: Nga krimi u bënë milionerë...

Nga: N.Sh Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:56
Ilustrim

Shumë të rinj e të reja kanë humbur shpresën dhe dëshirën për të jetuar në Kosovë.

E krejt kjo për shkakun e sjelljeve vagobande të ‘komandantëve çlirimtar’ dhe atyre që kanë rrahur gjoks që nda çlirimi i Kosovës e deri tani.

Kështu shprehet ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, i cili shton se, të rinjtë për shkakun e tyre po gjejnë mënyra të shumta për largimin nga vendi dhe për të jetuar në vendet perëndimore.

Mirëpo, tash sipas Tërnavës, është koha që të pastrohemi nga veprat kriminale që janë ndërmerr deri tani.

Kjo është bërë nga ata njerëz që me vite të tëra kanë qeverisur me Kosovën dhe asgjë tjetër nuk kanë bërë, përveç që kishin në plan të par pasurimin e skajshëm të tyre.

E kjo qeverisje e tyre ka bërë pikërisht që shtetet e Evropës të na izolojnë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Duke e pasur tani të qartë infiltrimin e thellë të krimit në politiken gjithëkombëtarë shqiptare, se në çfarë situate po gjendet populli shqiptar, po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme ndërhyrja e një dore të fortë ndërkombëtare për dekriminalizimin e politikës në Kosovë, ngjashëm sikur që ka ndodhur dhe po ndodhë në Shqipëri, rasti me ish kryeministrin Sali Berisha, i cili pas futjes në listë të zezë nga SHBA-të, dhe ndalesës për të udhëtuar në SHBA, së fundi u largua, përjashtua edhe nga grupi parlamentar i PD-s, parti në krye të së cilës ishte për vite të tëra dhe me pozitë të drejtuesit të shtetit:, shprehet Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Prandaj, sipas tij, rasti Berisha, sado që mund të jetë i padrejtë dhe i orkestruar nga grupet e krimit të organizuar të mafies së politike në Shqipëri, është një mesazh i qartë edhe për institucionet e Kosovës, që të mos hezitojnë, por ta bëjnë krahas ligjit Vetting edhe Ligjin për Dekriminalizimin e politikës.

“Kjo sepse askush nuk mund ta mohon faktin se janë këta liderë politik që deri dje ishin në pushtet, koka të korruptuara në krye të politikës dhe të shtetit, të cilët për vite të tëra e mbajtën pengë shtetin dhe qytetarët, pa zhvillim, pa sundim të ligjit dhe pa lëvizje të lirë në BE, pa liberalizim të vizave pikërisht për shkak të lidhjes së fuqishme me krimin e organizuar, vërejtje serioze e denoncuar dhe theksuar në të gjitha raportet e niveleve të organizatave kredibile vendore e ndërkombëtare”, thekson ai.

Sipas tij, duhet të jemi koherent me kohën dhe rrjedhat që po zhvillohen e që duhet të bëhet urgjentisht edhe Ligji për Dekriminalizim, që të pamundësohet përfshirja e politikanëve të inkriminuar në institucionet e shtetit.

“Kjo për shkak që të mos e përjeton shteti dhe personalitetet politike izolimin dhe ndëshkimin e ngjashëm sikur që po përdoret tani ndaj ish kreut të shtetit shqiptar Sali Berisha, i akuzuar direkt nga administrate amerikane për përfshirje në shpërdorim fondesh e krim të organizuar gjatë mandatit të qeverisjes së tij në të kaluar dhe përtej. Ka qenë vetë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili ka thënë se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike”, shton ai.

Sipas tij, DASH-i ka thënë se, ish-kryeministri shqiptar, ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

“Nëse kjo është e vërtetë për Berishën, po aq të korruptuar dhe inkriminuar janë pothuajse të gjithë liderët politik të Kosovës që qeverisën për këto dy dekada, duke filluar nga shpërdorimi i fondeve të luftës e deri tek procesi i privatizimit, të tokave kooperativave bujqësore të sistemit të kaluar, dhe montimet dhe planifikimin e kalimit të autostradave nëpër ato toka të “fortëve të shtetit” që i përfituan mbas luftës, të autostradave që u ndërtuan pas lufte e në tërë territoret e Kosovës dhe keqpërdorimeve të ndryshme të “ Tokave”. Të fortit dhe të mëdhenjtë e politikës janë bërë multimilionerë nga lidhjet me krimin, gjë që po zbulohen tani dhe po dokumentohet me fakte të pamohueshme e të pa diskutueshme, ditë e për ditë, e që populli tani mirë po e dinë për kë po bëhet fjalë”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat