Skandali me tokat/Ky është skenari që i pret politikanët që keqpërdorën pozitën - thirrje për Prokurorinë

Politika

Skandali me tokat/Ky është skenari që i pret politikanët që keqpërdorën pozitën - thirrje për Prokurorinë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 19 shtator 2021 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Shteti ynë nuk po arrin të këndellet assesi nga keqpërdorimet e pozitave shtetërore.

Çdo ditë që po kalon po sjell një ngjarje, një keqpërdorim detyre të politikanëve tanë, që të njëjtit u votuan nga qytetarët.

Një ngjarje e cila po merr vëmendjen kohëve të fundit është pa dyshim skandali me blerjen e tokave nga politikanët, nga 7 e deri 50 cent për ari, e çmime të tilla të ngjashme.

Në korrik të këtij viti ishte Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 8 personave për keqpërdorim me shit-blerje të tokës në zonën ekonomike të Malishevës.

E që sipas gjasave i gjithë ky proces i privatizimit të tokës së shtetit dyshohet se nuk kaloi fare përmes Kuvendit Komunal të Malishevës.

Mirëpo, duke mos arritur të zbardhet ende asnjë keqpërdorim dhe të njëjtit politikanë të dënohen për këto zhvatje të parasë publike, të njëjtit po vazhdojnë punën sikur çdo gjë është në rregull.

E juristët për “Bota sot”, u shprehen që të gjithë ata që kanë keqpërdorur në këtë mënyrë pozitën e tyre, duhet të dënohen nga shteti dhe nuk duhet mbyllur sytë.

Ata thonë se të njëjtëve duhet t'iu konfiskohet pasuria e tyre pasi që e gjithë ajo që kanë mund të jetë e paligjshme e normalisht iu duhet marrë.

Kelmendi: Prokuroria të hetoj secilin që ka keqpërodorur pozitën e tij

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Muhamet Kelmendi, i cili u shpreh se kjo temë është diskutuar mjaft shumë nga mediat vendore mirëpo që ka dështuar si çështje.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai shton se kjo ngjarje i takon prokurorisë të hetojë çdo rast të shitblerjës që është ngritur aktakuzë ndaj atyre personave.

Ka kohë që këto çështje janë theksuar nëpër mjetet e informimit në Kosovë. Është kërkuar edhe përgjegjësi civile me kompensim të dëmit dhe përgjegjësi penale me dënim me burg. Mirëpo ka dështuar çështja. Natyrisht se çështja e privatizimit është për objekt i shqyrtimit në organet gjyqësore. I takon prokurorisë të hetohejë çdo rast të shitblerjës tash e mbi dy decenie dhe në bazë të fakteve edhe të ngris akuza”, u shpreh ai.

Më tej ai thotë se çmimet për ari kanë qenë qesharake dhe të njejtat duhet të hetohen, e që AKP-ia dhe blerësi i saj gjithashtu duhet të marrë përgjegjësi.

Por ai thekson që Prokuroria ka konstatuar gjendjen ndërsa gjykatës i bie të vendos për këto raste.

Thuhet se çmimet kanë qenë për ari me centa e ndonjëherë edhe euro. Çmime qesharake. Kjo duhet të hetohet. Nëse konstatohen rastet e tilla të veprave, natyrisht se ka përgjegjësi shitësi i pronës AKP-a dhe blerësi i saj. Nuk ka rëndësi kush. Përgjegjësia është e dyanshme dhe prona mund t'i kthehet përsëri ish pronarit të saj. Madje edhe me kompensim të dëmit të pësuar. Kryesisht është Prokuroria që me hetimet të veta konstatuan gjendjen dhe është gjykata që vendos mbi ato raste konkrete”, tha juristi.

Nga ana tjetër, juristi thotë që duhet shikuar edhe kushtet e shitësit pasi po ka shumë raste që tokat bujqësore po shndërrohen në parcela të vogla për ndërtim.

Toka e popullit është tjetërsuar, shton në fund juristi.

Kjo është ana juridike e çështjes. Po ashtu duhet shikuar që pasuria e blerë a i ka plotësuar kushtet e shitësit. Ka raste kur toka bujqësore është shndërruar në parcela të vogla për ndërtim dhe po iu shitet blerësve. Raste të tilla ka mjaft. Duket që fakte ka. Ato kërkohen të tubohen dhe të ngriten akuzat. Toka e popullit është tjetërsuar. Atë duhet kthyer të pronari i vërtetë”, tha Kelmendi për “Bota sot”.

Burjani: Personat përgjegjës duhet të dënohen

Ndërsa, juristi tjetër Blerim Burjani, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha se të gjithë ata që janë marrë me politikë kanë keqpërdorur pozitën e saj dhe të njëjtëve duhet t'iu konfiskohet pasuria e marrë.

Image
Blerim Burjani

Natyrisht të gjithë të quajturit politikanë që pak janë marrë e hiq me politikë por që edhe nuk kanë qenë fare për politikë por kanë bërë vetëm dëme me keqpërdorime. Atyre duhet t'iu konfiskohet pasuria e marrë dhe e blerë në dëm të shtetit dhe të qytetarëve”, shprehet ai.

Në fund, ai thotë se ligji është në fuqi dhe se LVV kot po bën ligj pasi i njëjti nuk vlen për të gjithë personat.

Sipas juristit, të gjithë ata duhet të dorëzojnë pronën e shtetit ose duhet t'iu konfizkohet ajo përmes ligjit.

Kjo duhet të ndodhë, ligji është në fuqi e mungesë të dijes, VV po bën kot një ligjë tjetër të ngjashëm vetëm vonohen këto procese. Nuk ka për të gjithë personat që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme ose duhet të dorëzojnë pronën e shtetit ose duhet t'iu konfsikohet përmes ligjit”, përfundon Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat