Kundërpërgjigja për targat/ Analisti thotë se BE-ja është kundër Kosovës

Politika

Kundërpërgjigja për targat/ Analisti thotë se BE-ja është kundër Kosovës

Nga: A.Z Më: 21 shtator 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media ka folur pas vendosjes të reciprocitetit për targat të veturave që vijnë nga Serbia, të cilin e mori dje Kosova.

Ai tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se BE-ja me rastin e reciprocitetit, po e përkrah hapur Serbinë e jo Kosovën, sepse sipas tij, Stano kundërveprimet e qeverisë Kurti ndaj Serbisë, i kap tensionuese, ndërsa kundërpërgjigjet politike serbe ndaj Kosovës, i sheh si normale.

“BE-ja me rastin e reciprocitetit të qeverisë së Kurtit, për tagrat e veturave që vijnë nga Serbia, hapur përkrah Serbinë e jo Kosovën, kundërveprimet e qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë zëdhënësi i Borellit, Peter Stano, i kap tensionuese, kurse kundërpërgjigjet politike e diplomatike serbe ndaj Kosovës BE-ja i kap si normale, se BE-ja është kundër Kosovës tregoi dhe zëdhënësi i BE-së për politikë e siguri, Peter Stano, i cili reciprocitetin e tagrave të veturave serbe brenda territorit të Kosovës i kap tensionuese, kurse që nga pavarësia e Kosovës Serbia injoron hapur të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës, mohon tagrat, pasaportat, mallrat e Kosovës, mohon shtetin e Kosovës e të gjitha këto veprime serbe anti-kosovare nuk bien tensione, kurse tagrat anti serbe në Kosove për z.Stano, bien tensione”, tha ai.

Image
Sulejman Mehazi

Tutje ka potencuar se kjo është e turpshme për Stanon, i cili deri tani nuk vëzhgon asnjë veprim të shtetit serb ndaj Kosovës.

Ai shtoi se sipas Stanos, serbëve iu lejohet të veprojnë kundër Kosovës, ndërsa Kosova nuk ka të drejtë të veproj kundër Serbisë.

“Sa ironike dhe e turpshme për zëdhënësin për politike e siguri të BE-së së Borellit, Peter Stano, i cili që nga 2008, BE-ja nuk vëzhgon as prej së largu veprimet serbe ndaj Kosovës, e tani, kur Kurti bëri një lëvizje të vogël reciprociteti ndaj Serbise, Peter Stano, sheh e vëzhgon për së afërmi veprimet e targave serbe në Kosovë. Ç'njohja e Kosovës nga diplomacia serbe nuk është tensionuese për zëdhënësin e BE-se, kurse reciprociteti i qeverisë së Albin Kurtit për tagrat e veturave serbe në Kosovë qenka tensionuese e problematke për BE-në. Serbëve iu lejohet te veprojnë kundër Republikës së Kosovës, kurse kosovareve nuk ju lejohet të veprojnë njësoj kundër Serbisë, qesharake, ironike, cinike dhe shumë e turpshme për zëdhënësin e BE-së per Politike e Siguri të Jashtme, Peter Stano”, përfundoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat