Ky është i vetmi kandidati i pavarur që fitoi 3 herë radhazi në këtë komunë të Kosovës

Politika

Ky është i vetmi kandidati i pavarur që fitoi 3 herë radhazi në këtë komunë të Kosovës

Nga: A.M. Më: 22 shtator 2021 Në ora: 22:46
Rufki Suma

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor.

Edhe për një mandat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit po rikandidion Rufki Suma.

Suma është kandidat i pavarur, shkruan “Bota sot”.

Për kundër kësaj, ai po kandidion për mandatin e katërt për ta udhëhequr komunën nga e cila vjen.

Suma për herë të parë u zgjodh kryetar i Hanit të Elezit në vitin 2009, ku e udhëhoqi komunën deri në vitin 2013.

Mandatin e dytë e fitoi po atë vit, ndërkaq të tretin në 2017.

Ndërkaq, Suma është vlerësuar për punën e tij edhe nga Instuti ‘GAP’, që sipas raportit të fundit, ai kishte bërë 16 premtime gjatë fushatës zgjedhore.

Në këtë mandat katër vjeçarë ai ka realizuar 14 nga to, ndërkaq tashmë ka nisur punën edhe për dy premtimet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat