Publicisti tregon se cili do të ishte grushti i fortë karshi politikave antiKosovë të Rusisë dhe të Serbisë

Politika

Publicisti tregon se cili do të ishte grushti i fortë karshi politikave antiKosovë të Rusisë dhe të Serbisë

Nga: A.Z Më: 24 shtator 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Një shkrim i gjatë i analistit grek Vassilis Nedos ka lënë të kuptohet se Greqia tashmë është drejt njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.

Kështu të paktën thuhet mes tjerash në këtë tekst tek i cili autori ka përmbledhur të gjitha n

gjarjet dhe vizitat mes Greqisë e Kosovës, të cilat në fund sipas tij do të përmbyllen me njohje nga ana e Athinës.

Lidhur me këtë, analisti Skënder Mulliqi, ka deklaruar se Kosova u njoh nga Amerika dhe nga shtetet e BE-së, përveç 5 shteteteve që nuk e njohën, të cilat mbeten pengesë për tu inkuadruar në organizime relevante të BE-së.

Mulliqi shtoi se Rusia dhe Serbia, po lobojnë kundër pranimit të Kosovës.

“Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. U njohë nga Amerika mike, Turqia dhe nga shtetet e BE-së. Përjashtim siç dihet bënë 5 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro. Edhe pse Kosova u pranua nga shumë shtete të botës, pengesë serioze për tu inkuadruar në shumë organizma relevante të BE-së, janë pikërishtë këto pesë shtete. Për shkak të rrethanave të mbrendshme politike, si p,sh të Spanjës më Kataloni dhe interesave gjeostrategjike ende shtetet e lartpërmedura po hezitojnë të pranojnë shtetësinë e Kosovës. Dihet se më të zëshmet dhe që kanë ndikim janë Rusia dhe Serbia, të cilat po lobojnë kunder pranimit të Kosovës, edhe pse në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u deklarua se pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh më të drejtat ndërkombëtare”, ka potencuar Mulliqi.

Tutje theksoi se diplomacia jonë e jashtme është diplomaci dështuese, sepse nuk sollëm njohje të reja, madje as përparim në lidhje me vizat.

Mulliqi shtoi se Greqia ka dhënë disa sinjale për njohje, ka arritur nivelin tregtar me Kosovën, madje janë shkëmbyer edhe disa vizita diplomatike.

“Serbia e shovinistit Aleksandar Vuçiq loboi që ndërkohë të kemi 17 ç’njohje, edhe pse kishte marërvshje që mos të lobon. Kur jemi këtu duhet theksuar se diplomacia jonë e jashtme që shumë vite, është diplomaci dështuese. Jo që nuk sollëm njohje të rej, por nuk kemi për shumë vite as ndonjë përparim për inkuadrim në strukurën e BE-së, madje Kosova ka mbetur si i vetmi vend në Evropë pa liberalizim të vizave. E gjithë kjo për shkak se nuk u luftua sa duhet krimi i organizuar dhe korrupcioni që janë si kusht nga BE-ja. Kur jemi të marrdhëniet e Kosovës me Greqinë, kjo e fundit ka dhënë disa sinjale që do të pranon pavarësinë e Kosovës. Ajo veç ka rritur nivelin e tregtisë me Kosovën, janë shkëmbyer disa vizita diplomatike. Pasi që është tejkaluar pengesa me emertimin me Maqedoninë Veriore, ku Greqia e kishte kontestuar emrin Maqedoni, sikur Kosova ka filluar të hyn më shumë në agjendën diplomatike të Greqisë”, tha Mulliqi.

Më tej ai ka ka potencuar se Greqia ka treguar vullnet politik për bashkëpunim me Kosovën, si dhe me deklarimet e saj ka qenë pro integrimit të Kosovës në organizma të BE-së.

“Atje ka ndryshuar paksa edhe opinioni publik për të mirë karshi Kosovës, e që nuk ishte deri më tash. Greqia megjithatë ka treguar me shumë vullnet politik për bashkëpunim me Kosovën, në krahasim me katër shtetet tjera, të cilat ende nuk e kanë pranuar pavarësinë. Në Kosovë është hapur edhe zyra ndërlidhësë e Greqisë, përpos përfaqësisë diplomatike. Greqia me deklarimet e saj ka qenë pro integrimit të Kosovës në organizma të BE-së. Ajo ka njohur pasportat e Kosovës, dhe kjo është pozitive. Edhe pse Greqia kishte pasur deklarime pozitive për pranim të Kosovës në UNESKO, miqësia tradicionale me Serbinë kishte bërë që në fund mos të voton pro”, shtoi ai.

Mulliqi shtoi se njohja e Kosovës është e varur nga konstelacionet gjeostrategjike dhe gjeopolitike, duke e pasur parasysh që pengesë janë edhe partitë radikale në Greqi.

Tutje ai deklaroi se shkrimet e analistit grek kanë bazën në qendrimet e Athinës ndaj Kosovës, andaj edhe njohja mund të ndodhë, dhe do të ishte një grusht i forte ndaj politikave të Rusisë dhe Serbisë që kanë ndaj Kosovës.

“Njohja e Kosovës që mund të ndodhë sipas analistit grek, Vassilis Nedos do të nvarët nga konstelacionet e gjera gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Dihet se ende në Greqi ekziton problemi i pazgjidhur Çamë, dhe pengesë për pranimin e pavarësisë janë edhe partitë radikale atje, dhe pengesa më e madhe mund të jenë ndikimi i Rusisë dhe Serbisë. Sigurisht se shkrimet e analisitit grek kanë bazë në qendrimet e Athinës zyrtare, kur bëhët fjalë për Kosovën. Kohën e fundit Greqia po luan rol konstruktiv, dhe njohja edhe mund të ndodhë si përmbyllje e mardhëniëve dy palëshe që do të ishte një tjetër grusht i fortë karshi politikave antiKosovë të Rusisë dhe të Serbisë në rajon”, ka përfunduar Mulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat