“Serbia është mesjetar i padëgjushëm”

Politika

“Serbia është mesjetar i padëgjushëm”

Nga: A.Z Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:11
Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës

Reciprociteti për targat ndaj automjeteve serbe po konsiderohet si vendim strategjik që do ta fuqizojë Kosovën në aspektin ndërkombëtar.

Efektet diplomatike të këtij vendimi, sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare do të jetë pozitive për vendin, pasi Kosova, përmes reciprocitetit mund ta diktojë rolin e saj në raport me Serbinë, por do të shërbejë edhe si mesazh ndaj Bashkimit Evropian për integrim më të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, ka potencuar se i rëndësishëm për Kosovën mund të jetë forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar, ndërsa reciprociteti sipas Burjanit, nuk është asnjëherë diciplinë, sepse vazhdon të bëj konflikte pa zgjedhje.

Tutje shtoi se Serbia është e padëgjueshme për ndërkombëtarët.

Burjani theksoi se perëndimi është dashur ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovë, qysh pas bombardimeve.

Recprociteti i trajtimit në relacione të dyanëshme është normal në mes shteteve, forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar mund të jetë i rëndësishëm për Kosovën. Por, reicporociteti si parim i përhershëm por pa zgjidhje quhet konflikt permanent nëse nuk ka zgjidhje, ideja e reciprocitetit kuptohet si disciplinim i verbisë, e cila asnjëherë nuk disciplinohet, por vahdon të bej politik konflikti pa zgjdhje dhe se dalogu është mjet serb për të zvarrit, por kurrsesi për të zgjidhur problemin. Kosova nuk mund të diktoj Serbinë por veten e vet, dhe qëndrushmërinë si shtet, Serbia nuk pranon diktat nga askush këtë e dëshmuan politika e saj, pa marrë parasysh çmimin që mund të paguaj apo si e ka paguar më herët. Serbia është mesjetar i pa dëgjushëm për të drejtën ndërkombëtare, perëndmi ka humb dhe humb, se Serbia nuk zgjidhja pa fituar territor, ata janë ekspanzionist, pushtues andaj, unë mendoj se perëndimi është dashur qysh pas bombardimeve ta detyroj Serbin ta njohë Kosovën tash me gjasat janë zero”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat