Rreziku në Kosovë nga terrorizmi, eksperti i sigurisë tregon qëllimin e grupeve – kështu duhet të veprojë Policia

Politika

Rreziku në Kosovë nga terrorizmi, eksperti i sigurisë tregon qëllimin e grupeve – kështu duhet të veprojë Policia

Nga: G.B Më: 13 tetor 2021 Në ora: 16:13
Foto ilustruese

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar pesë persona, të dyshuar për terrorizëm.

Ajo ka bërë të ditur se arrestimi i tyre ka ndodhur pas një hetimi disa mujor që është zhvilluar një operacion nga Drejtoria Kundër Terrorizmit.

Personat e dyshuar janë arrestuar të dielën, derisa në banesat e tyre, janë gjetur eksploziv, armë zjarri, dron, si dhe armë antitank.

Por, a rrezikohet Kosova nga sulmet terroriste?

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai ka thënë se lufta kundër terrorizmit është e gjatë dhe përmban elemente të panjohura.

Image

“Kosova nga kjo që u raportua në media po shihet që lufta kundër terrorizmit është një luftë e gjatë, e cila në vete ka shumë elemente të panjohura, të cilat duhet analizuar që të bëhet parandalimi adekuat si në rastin në fjalë”, është shprehur ai.

Sipas tij, pas shpërbërjes së Shtetit Islamik kanë mbetur grupe të vogla, që kanë për qëllim sulme në forma të ndryshe.

“Këto grupe pas shpërbërjes së Shtetit Islamik janë tkurrur në grupe të vogla, ku ende ka mbetur doktrina e tyre për një kalifat islamik që janë duke e ndjekur. Këto grupe siç po shihet kanë për qëllim përgatitjen e sulmeve të cilat mund të manifestohen në forma të ndryshme kundër infrastrukturës së vendit apo ndonjë qëllimi ideologjik të tyre”, ka vlerësuar Shala.

Ai ka theksuar se ndaj këtyre grupeve duhet mbikëqyrje e rreptë nga Policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë.

“Policia dhe mekanizmi tjetër i sigurisë duhet që ndaj këtyre grupeve të ushtrojë mbikëqyrje edhe më të rreptë, duke i monitoruar edhe më shumë lëvizjet e tyre në mes llojit të tyre”, ka deklaruar Drizan Shala për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat