Krasniqi pajtohet që Labinot Tahiri ta zëvendësoj Arben Vitinë në Ministrinë e Shëndetësisë: Është humanist i madh!

Politika

Krasniqi pajtohet që Labinot Tahiri ta zëvendësoj Arben Vitinë në Ministrinë e Shëndetësisë: Është humanist i madh!

Nga: A.Z Më: 22 tetor 2021 Në ora: 21:19
Labinot Tahiri

Ish-deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

Tahiri në këtë shkrim të gjatë, po kërkon që të bëhet ministër i Shëndetësisë, pas largimit të Arben Vitisë nga ky post. Labi thotë se do të punonte pa rrogë, vetëm e vetëm që të realizojë atë që sipas tij e duan qytetarët.

Analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për "Bota sot", ka potencuar se është propozim i mirë, madje ai pranon që të kontribuoj edhe pa rrogë.

Sipas Krasniqit, Tahiri me iniciativën e tij, do të mund t’i pajiste spitalet me teknologjitë e reja, si dhe duke u siguruar edhe trajtime mjekësore atyre që kanë nevojë për trajtim jashtë shtetit.

“Mua më pëlqej propozimi i këngëtarit z. Labinot Tahiri, i cili shprehu gatishmërinë që të zëvendësojë z.Vitia, saktësisht Ministrin në ikje, i cili pranon të kontribuojë pa rrogë. Solisti z.Tahiri është një humanist i madh, i cili ka ndihmuar 10-tra veta duke ju siguruar mjetet për shërim jashtë vendit, e që më një iniciativë të tij do t'i pajiste spitalet tona me teknologjinë më të re, pa shpenzuar asnjë cent nga taksapaguesit e republikës së Kosovës, duke ju siguruar edhe trajtimet mjekësore në spitalet tona atyre qytetarëve që kanë nevojë për trajtim jashtë shtetit. Edhe pse posti i ministrit është një kafshatë e madhe, unë do të akceptoja kërkesën e tij, duke besuar në vullnetin e tij dhe gatishmërinë që ka në këtë profesion, e që edhe qeveris do t'i rritet besimi sepse Labi është punëtor, humanist dhe punën do ta bëjë në mënyrë humane”, ka potencuar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat