Podujeva në balotazh/Lexuesit zgjedhin kush duhet të fitojë në mes të Bulliqit dhe Hysenit

Politika

Podujeva në balotazh/Lexuesit zgjedhin kush duhet të fitojë në mes të Bulliqit dhe Hysenit

Nga: G.B Më: 23 tetor 2021 Në ora: 16:45
Ekrem Hyseni dhe Shpejtim Bulliqi

LDK dhe LVV do të përballen në balotazh edhe në Komunën e Podujevës.

Me 14 nëntor në raundin e dytë të zgjedhjeve, qytetarët do të mund të votojnë për Shpejtim Bulliqin nga LVV apo për Ekrem Hysenin nga LDK.

Kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni ka grumbulluar 16 mijë e 451 vota, kurse kandidati LVV-së, Shpejtim Bulliqi ka marrë 16 mijë e 338 vota, me gjithsej 113 vota diferencë.

Gazeta "Bota sot" ka realizuar një sondazh online, ku sipas votave të marra nga lexuesit, fitues është Bulliqi nga LVV, me gjithsej 2492 vota apo 59.23 për qind të votave.

Ndërsa, Hyseni i LDK-së ka marrë 40.77 për qind ose 1715 vota.

Votat e këtij sondazhi nuk përfaqësojnë votat e qytetarëve të Komunës së Podujevës por të lexuesve online që kanë votuar./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat