Paralajmërimi i medias gjermane për konflikt në Ballkan/ Eksperti i sigurisë jep alarmin

Politika

Paralajmërimi i medias gjermane për konflikt në Ballkan/ Eksperti i sigurisë jep alarmin

Nga: P.R. Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:05
Ilustrim

Revista e njohur gjermane “Der Spiegel”, në një arikull të publikuar për situatën e krijuar në Ballkan, ka paralajmëruar se në rajon mund të nisë një konflikt i ri dhe për këtë fajin do ta ketë Bashkimi Evropian, pasi BE nuk ka asnjë plan konkret për rajonin duke i lënë rrugë Rusisë dhe Kinës që të veprojnë.

 “Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në pritje të një drite jeshile nga BE për nisjen e negociatave për integrim, por prej vitesh kjo po shtyhet për konflikte të brendshme të vendeve anëtarëve të saj. Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e situatës në rajon”, shkruan “Der Spiegel”.

Se Bashkimi Evropian po dështon me politikën e saj në Ballkan, e thotë edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.“Evropianizimi i Ballkanit ka qenë një dështim që nga ri-organizim të shteteve pas viteve 90-ta.Pra politika e jashtme e BE-së ka zhvilluar procese dy standarteshe kunddrejtë vendeve të Ballkanit në intervale të caktuara kohore”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.

Image
Drizan Shala

Sipas tij, çështjet lëna të pazgjidhura nga BE në Ballkan, bëjnë që situata të eskalojë nga momenti në moment.

Në Ballkan kemi disa çështje të cilat janë lënë në statuesin neutral (BiH, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi si dhe Kosova ) nga ana e politikes së jashtme dhe pikërisht kjo për gjatë këtyre viteve është krijuar klima politike ultranacionale në taboret e shteteve të BALLKANIT të cilat nga momenti në moment mund të eskalojë në krijim të njërendi të ri politik në Ballkan”, shprehet Shala.

Për fund, Shala paralajmëron se Rusia dhe Kina do të luftojnë që ta shtrijnë ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit.

Ku bazuar në atë Rusia dhe respektivisht Kina do të luftojnë njëra në shtrirje të autoritetit të saj politik në Ballkan, e tjetra atë ekonomik duke sfiduar BE-në në procesin e europianizmit të këtij rajoni”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sgurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat