Burjani: Kosova nuk ka kurrëfarë raporte me Rusinë, nuk i duhen zyrtarët e saj!

Politika

Burjani: Kosova nuk ka kurrëfarë raporte me Rusinë, nuk i duhen zyrtarët e saj!

Nga: A.SH Më: 24 tetor 2021 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Ditë më parë me kërkesë të Presidentes Vjosa Osmanit, Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur non grata dy zyrtarë të Rusisë.

"MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohë i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij", thuhet në reagimin e presidentes.

Madje, në deklaratën e saj thuhet se, Kosova nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend.

"I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend".

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për "Bota sot" ka thënë se, meqë Kosova nuk ka ndonjë pune me Rusinë, kjo e fundit s`ka pse t`i ketë zyrtarët e saj në Kosovë.

Image
Blerim Burjani

 

"Cilido rus që vjen në Kosovë është i njejtë. Veç të ndalohet Rusia mos të ketë kurrëfarë zyrtarë të saj në Kosovë, se nuk i prish ndonjë punë të madhe këtij shteti, është e qartë, i sjell dy zyrtarë të tjerë të saj, Kosova nuk ka raporte kurrëfarë me Rusinë si shtet dhe njëra nga superfuqitë botërore", ka thënë ai.

Sipas tij, edhe perëndimi është kundër Rusisë në politika afatgjata.

"Shpallja non grata nuk sjell ndonjë risi përveç se shënohet në media të Kosovës dhe e disa media jashë, por sidoqoftë perëndimi është kundër Rusisë në politika afatgjata, por jo edhe në disa politika afatshkurta, për të cilin shtet ka nevojë perëndimi", përfundon Blerim Burjani..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat