“Syri i Popullit”/ Aktakuza ndaj këtyre personave do të zbulonte një gjë shumë të rëndësishme!

Politika

“Syri i Popullit”/ Aktakuza ndaj këtyre personave do të zbulonte një gjë shumë të rëndësishme!

Nga: A.M Më: 25 tetor 2021 Në ora: 18:39
Pamje nga seanca e rastit “Syri i Popullit”

Disa ditë më parë, në media u publikua një skandal ku u përfshinë dy dëshmitarë të rrejshëm, që janë pjesë e AKI-së, të cilët thuhet se kanë dëshmuar në rastin “Syri i Popullit”. 

Ky rast po vlerësohet si një nga skandalet më të mëdha në Kosovën e pasluftës. 

Në këtë skandal ishte përfshirë Prokuroria bashkë me AKI-në, derisa rasti i “Syrit të Popullit” ishte rast politik, ku aty u akuzuan shumë emra të Lëvizjes Vetëvendosje, e njëri prej tyre edhe ishte mbajtur në burg. 

Analisti politik, Islam Krasniqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se ky skandal tregon më së miri se çfarë kanë qenë në gjendje të bëjnë pushtetarët e mëhershëm për interesa personale. 

Ai vlerësoi se kohë më parë, ish-qeveritë në pozita kyçe të institucioneve vendosën individë në dëm të shtetit.  

Image
Analisti politik, Islam Krasniqi

“Ky është një skandal i radhës i cili tregon së çfarë kanë qenë në gjendje të bëjnë pushteti i mëhershëm për të interesa të veta, vetëm e vetëm për të qenë në pushtet. Kjo tregon se më të vërtetë ka nevojë për një Vetting rrënjësore në këtë vend, në të gjitha institucionet sepse kjo elitë politike i ka sistemuar individët në pozita kyçe që t'i shërbejnë pushtetit në dëm të shtetit, që i njollosin individë, i shpallin tradhtarë kur duan vetë”, deklaroi analisti. 

Krasniqi tha se gjithsesi duhet të marrë dikush përgjegjësi për këtë skandal pasi u njollos një parti e tërë. 

Po ashtu, ai kërkoi nga personat e dëmtuar në këtë skandal që të ngritin aktakuza ndaj akterëve që u përfshin në këtë rast, duke ndihmuar në pastrimin e institucioneve nga rrejta e krimit. 

“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal, sepse u akuzua një parti, u njollosën individë e lideri i VV-së, e që kjo na dërgon në pistën e të vrarit në burg, ku prokurori i njërit që i shtrembëroj provat ishte edhe prokuror i këtij rasti të montuar politikisht që dyshohet së vetë e ka ndërtuar. Personat e dëmtuar dhe z. Ramabaja duhet të ngritin aktakuza ndaj akterëve që ndërtuan këtë rast, pasi që ky rast mund të na dërgojë në pistën e shumë skandaleve, duke i pastruar ndoshta edhe çliruar edhe institucionet nga rrjeta e krimit!”, theksoi ai. 

Në fund, analisti potencoi se nga zyrtarët e AKI-së të cilët janë të përfshirë në këtë rast duhet të kërkohet e vërteta, në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. 

“Po ashtu, unë besoj së zyrtarët e AKI-së janë të pafajshëm, por që kanë qenë të obliguar apo ngarkuar me këtë detyrë nga shefi i tyre, por që nga ata duhet të kërkohet e vërteta, që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Mos të harrojmë se Syri i Popullit nuk ka ekzistuar fare, gjersa personi që u etiketua si shef i saj,  z. Jashari ka qenë anëtar i LPK-së pastaj UÇK-së dhe familjar i dëshmorëve, i cili nuk u pajtua me një grup njerëzish që ishin në pushte për të ruajtur dhe mos shkelur mbi gjakun e vëllait që ra për liri”, përmbylli Islam Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat