“Edi Rama është bërë pjesë e projektit ruso-serb për fuqizimin e Serbisë”

Politika

“Edi Rama është bërë pjesë e projektit ruso-serb për fuqizimin e Serbisë”

Nga: A.Z Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se e ardhmja nuk është izolimi, por liria e lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve.

Rama tha në konferencën për mediat pas samitit të “Ballkanit të Hapur”, se kjo nismë synon t’iu heqë barrën prodhuesve apo eksportuesve në kufi. Sa i përket Kosovës dhe kur mund t’i bashkohet ajo nismës, kryeministri tha se nëse duam që ta bëjmë Serbinë të kërkojë falje, duhet të kemi një strategji, dhe jo t’i biem këmbës o kështu si them unë s’ka se mbetesh vetëm.

Ai theksoi se Kosova ka fituar luftën, por tani po humbet paqen.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se Rama është bërë pjesë e projektit ruso-serb për fuqizimin e Serbisë, madje sipas tij, ai është bërë edhe zëdhënës i Vuçiqit.

Tutje ka shtuar se duhet të kemi një strategji se si të fuqizohemi si shtet, por jo duke bashkëpunuar me Vuçiqin, apo duke i mbështetur idetë serbo-ruse.

“Kjo deklarata është në vazhdën e deklaratave të tilla të Ramës, i cili fatkeqësisht është bërë pjesë e një projekti ruso-serb për fuqizimin e Serbisë deri në përmasat e një Serbie të madhe. Me apo pa vetëdije Edi Rama është shndërruar në zëdhënës të Vuciqit, i cili nuk ka gjetur shërbëtor më të mirë se Rama kundër Kosovës., Edi Rama është ai që me Thaçin kanë projektuar ndarjen e Kosovës, tanimë vjen me kërcënime duke përmendur kufijtë. Jam plotësisht dakord se duhet pasur një strategji, projekt kombëtar se si të mbrojmë kufijtë tanë, si të ecim tutje dhe të fuqizohemi si komb, por jo duke bashkëpunuar me Vuçiqin dhe duke mbështetur idetë serbo-ruse. Rama flet diçka tjetër dhe vepron krejtësisht diçka tjetër, kjo gjë shfaq hipokrizinë e ti”, përfundoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat