Ndizet alarmi – ky është paralajmërimi i rrezikshëm për Kosovën: Skenari serbo-rus që mund të shpërthejë në veri

Politika

Ndizet alarmi – ky është paralajmërimi i rrezikshëm për Kosovën: Skenari serbo-rus që mund të shpërthejë në veri

Nga: N. SH. Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 23:05
Ilustrim

Analisti që jeton e vepron në Amerikë, prof. dr. Binak Maxharraj, thotë se, krahas ndërhyrjes serbe në rritjen e tensioneve ndëretnike në Ballkanin Perëndimor janë edhe tre faktor që po e rrezikojnë Ballkanin.

Ai thekson se, bashkëveprimi i Serbisë me rusët për ndikim të Rusisë në Ballkan, përçarja e BE-së dhe dobësia e NATO-s, janë tre faktorët shqetësues për krijimin e situatës në Ballkan.

Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, vlerëson se, Rusia edhe Serbia në thelb të propagandës e kanë mohimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës dhe mbi këtë premisë ato e krijojnë strategjinë e krijimit të shqetësimit të serbëve nga shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat