“Ndaj LVV-së u zhvillua luftë speciale”/ Shpejtim Bulliqi flet për rezultatin e dobët të partisë në nivel nacional

Politika

“Ndaj LVV-së u zhvillua luftë speciale”/ Shpejtim Bulliqi flet për rezultatin e dobët të partisë në nivel nacional

Nga: A.SH Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 22:30
Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet komunale arriti të fitoi vetëm 4 komuna. Derisa në zgjedhjet nacionale ajo doli e para.

Madje për këtë ka reaguar edhe udhëheqësia e LVV-së, duke thënë se “Të gjithë kemi mundur të bëjmë më shumë. Diku me kandidatin, diku me programin, diku me komunikimin, diku me angazhimin. Na ka munguar optimizmi në veprim”, thuhej në reagimin e tyre.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi gjatë një interviste për “Bota sot” ka folur për rezultatin në zgjedhje lokale. Sipas tij, zgjedhjet lokale me ato nacionale nuk mund të krahasohen.

“Nuk mund të krahasohen zgjedhjet nacionale me ato lokale. Përkundër kësaj ne si subjekt politik duhet të ulemi e t'i analizojmë shkaqet që kanë dërguar deri tek ky rezultat jo i kënaqshëm në zgjedhjet lokale”, ka thënë ai.

Ai shprehet se ndaj LVV-së janë bërë sulme të përditshme ndaj figurave qendrore nga ana e mediave e bizneseve e rrjetit të strukturor.

“Po ashtu lufta speciale që është zhvilluar ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel nacional e sulmet e përditshme ndaj figurave qendrore nga ana e mediave e bizneseve e rrjetit të strukturar që i kanë humbur disa prej privilegjeve nga pushtetet e kaluara ka pasur efekt në këtë rezultat”, përfundon Shpejtim Bulliqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat