Ahmeti: Ky është grupi që u mundua me çdo kusht që ta relativizojë fitoren e VV-së në zgjedhjet nacionale

Politika

Ahmeti: Ky është grupi që u mundua me çdo kusht që ta relativizojë fitoren e VV-së në zgjedhjet nacionale

Nga: A.Z Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Në zgjedhjet lokale në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë më së paku komuna, vetëm 4 prej tyre. Profesori Fadil Maloku ka renditur disa nga arsyet të cilat kanë çuar në këtë gjendje të LVV-së. 

Sipas tij, mungesa e kuadrove me etikë dhe moral të shquar social, nënçmimi i kundërshtarëve politik, kundërthëniet dhe luhatjet në procesin e profilizimit ideologjik janë disa nga shkaqet e kësaj gjendjeje.

"Ja pse u zvogëlua Vv!
(Ose: VV humbjen e zgjedhjeve lokale, midis tjerash duhet kërkuar edhe te;
- KUNDÊRTHËNIET dhe luhatjet në procesin e profilizimit ideologjik,
- DELIRIUMI i vetëkënaqësisë histerike që u krijua ad hoc me14 shkurt,
- PAMUNDËSIA e të gjykuarit në mënyrë të lirë e sovrane,
- MUNGESA e kuadrove me etikë dhe moral të shquar social,
- ZBEHJA meterorite e prestigjit të brendshëm dhe atij publik,
- MOSKONSISTENCA e premtimeve të dhēna rreth krimit dhe sidomos korrupsionit,
- MUNGESA e një satisfaksioni të mbarē sociopolitik,
- NËNÇMIMI i kundërshtarëve politik,
- STIGMATIZIMI dhe paragjykimi sistematik i mercenarizmit mediatik,
- SHKARKIMI dhe emrimi ad hoc i bordeve, me logjikën e bedelizmit,
- UNIFORMITETI i të menduarit dhe vepruarit, - ... ka edhe shumë tjera",
ka thënë ai,

Lidhur me këtë, analisti Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se në rezultatin e LVV kanë ndikuar shumë faktor, duke filluar nga programi jo i përshtatshëm deri tek mungesa e strukturave të konsoliduara.

Sipas Ahmetit, në rezultat kanë ndikuar edhe mediet e ish pushtetit që janë munduar me çdo kusht ta relativizojnë fitoren e LVV-së.

“Natyra e zgjedhjeve lokale dallon nga ato nacionale dhe kushdo që mundohet me interpretuar si natyrë e njëjta e zgjedhjeve bën gabim. Ka një mori faktorësh që kanë ndikuar në rezultatin e VV-së në zgjedhjet lokale, duke filluar nga kandidatët jo adekuat, programi jo i përshtatshëm në raport me kërkesat qytetare, por edhe mungesa e strukturave të konsoliduara në nivel lokal. Por, duhet të kemi të qartë se, edhe një pjesë e medieve të ish pushtetit, shoqërisë civile që me çdo kusht janë munduar me relativizu fitoren e VV-së në zgjedhjet nacionale”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat