“Tragjedi mbarëkombëtare”/ Alarmon doktori i Shkencave të Sigurisë: Dikush mund të ketë gisht në këto vdekje të shqiptarëve!

Politika

“Tragjedi mbarëkombëtare”/ Alarmon doktori i Shkencave të Sigurisë: Dikush mund të ketë gisht në këto vdekje të shqiptarëve!

Nga: N. Sh. Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 21:14
Pamje nga aksidenti

Tragjedi pas tragjedie po i përcjellin shqiptarët.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, ka ndodhur një aksident i rëndë në Bullgari ku mbetën të vdekur 46 shqiptarë.

Si pasojë e këtij aksidenti autobusi i agjensisë turistike “Besa Trans” u përfshi nga flakët, deh aty humbën jetën 46 persona që u dogjën nga flakët e mëdha, derisa u lënduan 7 të tjerë.

Pas aksidentit tragjik, u raportua se ka dyshime se në autobusin e “Besa Transit” ka mundësi të jetë transportuar lëndë djegëse nga e cila ka rënë zjarri në pjesën e përparme të automjetit.

Ekspertët e trafikut, duke përfshirë sekretarin e sigurimit të qytetit të Pernikut, Vasko Pirgov, thanë se autobusi ka qenë dizel, karburant që shumë vështirë mund të shpërthejë për të shkaktuar një shpërthim kaq të fuqishëm.

Gjithashtu është përfolur edhe për sasi të mëdha të fishekzjarrëve që ndodheshin në autobus.

Por, kompania ‘Besa Trans’, autobusi i të cilit bëri aksident në Bullgari ka dalë me një njoftim pas raportimeve se në bagazhin e këtij autobusi ka pasur kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo kompani ka thënë se të gjitha këto raportime janë ‘spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur’.

“Si agjension njoftojmë të gjithë opinionin, familjarët e të të ndjerëve dhe të lënduarve nga rasti tragjik, se autobusi në asnjë mënyrë nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike, të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur, kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese, edhe njëherë lusim mediat që mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë e cila u njoftua edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues”, thuhet në njoftimin e tyre.

E një tragjedi tjetër me autobus, kishte ndodhur më 25 korrik 2021.

Në një aksident në Kroaci mbetën të vdekur 10 persona me origjinë nga Kosova, të cilët po udhëtonin në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë. 45 persona mbetën të plagosur. 

Në autobus ndodheshin 67 pasagjerë, përfshirë edhe fëmijë. Ngjarja tepër e rëndë ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit.

Po këtë vit, shqiptarët ishin përballur edhe me një ngjarje tragjike në Tetovë.

Në spitalin modular ku trajtoheshin të sëmurët me Coronavirus, kishte shpërthyer një zjarr i fuqishëm.

Aty mbetën të vdekur 14 persona dhe 12 të tjerë ishin lënduar.

Image
Avni Islami

Në lidhje me këto tragjedi, doktori i shkencave të Sigurisë, Avni Islami i cilëson si tragjedi mbarëkombëtare të popullit shqiptar.

Islami dyshon se pas këtyer tri tragjedive mund të qëndroj dikush.

“Është interesant dhe ngre dyshimet e mia, se si është e mundur që në Kroaci të ndodh një aksident i tillë dhe të vdesin aq shumë udhtarë. Pastaj tragjedia e dytë në spitalin e Tetovës ku u dogjën disa shqiptarë të gjallë, dhe kjo e fundit e cila ndodhi në Bullgari dhe të kaplohet i tërë autobusi e të merr flakë. Kjo është tepër shqetësuese dhe ngre dyshimet e mia se brenda këtyre tri rasteve dikush mund të qëndroi prapa këtyre skenarëve duke e ditur se kemi armiq të përbetuar e shekullor”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Islami thërret institucionet e Republikës së Kosovës që të ndërmarrin ekspertia qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare që të gjinden shkaktarët se si kanë ndodhur këto tri raste.

“Sepse të tria rastet ende nuk është gjetur shkaktari i tragjedive komëbtare”, shton ai.

Sipas tij, kjo është për t’u shqetësuar dhe ka vend për dyshime se dikush mund të ketë gisht në këto raste.

“Pra lufta ndaj popullit shqiptar nuk ka mbaruar dhe se armiqtë tonë mund të kenë përdorur metoda të fshehta terroriste në mënyrë që të shkaktohen tragjedi aq të mëdha të popullit shqiptar mbarëkombëtar. Thërras qeveritë e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë që të mblidhen ekspertët në mënyrë që të japin kahje këtyre tri ngjarjeve të cilat ende nuk janë gjetur dhe nuk janë vërtetuar provat dhe faktet se si kanë ndodhur, pra dy raste të djegies në tërësi të autobusave dhe spitalit në Tetovë. Këto janë ngjarjet që po na përcillin gjatë këtij viti dhe uroj që këto raste të jenë të fundit”, përfundon Avni Islami.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat