“Është debat i hapur mes meje dhe Albinit”, Rama flet për Ballkanin e Hapur, bën krahasimin interesant të dy shteteve me shqiponjën

Politika

“Është debat i hapur mes meje dhe Albinit”, Rama flet për Ballkanin e Hapur, bën krahasimin interesant të dy shteteve me shqiponjën

Nga: G.B Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 12:34
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti po mbajnë konferencë të përbashkët për media, pas mbledhjes së 7-të të qeverisë së përbashkët në mes të dyja vendeve.

Ata u pyetën edhe për Ballkanin e Hapur, derisa Rama deklaroi se mendimi që ka për të nuk është pengesë që Kosova dhe Shqipëria t’i forcojnë marrëdhëniet.

Ai krahasoi shtetet shqiptare me shqiponjën dykrenare që kokat shohin në drejtime të ndryshme.

“Mendimi im për Serbinë nuk është sekret dhe nuk ka ndryshuar. Sa i përket Ballkanit të hapur kemi sigurisht 2 qasje të ndryshme por ana tjetër duhet edhe ju edhe të gjithë të mësohen me faktin se mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërat por kjo nuk mund të na pengojë të bëjmë gjëra të përbashkëta për vende tona. Këto opinione të ndryshme për Ballkanin e  hapur nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh dhe nëse do më lejoni t’i referohem shqiponjës me dy koka është një trup i vetëm kur njëra kokë sheh nga njëra anë dhe tjetra nga ana tjetër por trupi qëndron drejtë, që do të thotë shqiponja është e informuar në 36- shkallë. Mos keni dyshim që shqiponja mund të kapet në befasi pasi i sheh gjërat nga të dyja anët, mos të keni asnjë shqetësim për këtë. Është e rëndësishme që në këtë periudhë jemi shqiponjë me dy koka, por kur të vijë dita të jemi me një kokë, është rreziku që ta hamë veten”, u shpreh Rama.

Ai tha se me Kurtin ka një debat të hapur për Ballkanin e Hapur dhe tha se me të nuk mund të jenë të gjitha debatet e mbyllura.

“Për Ballkanin e hapur është një debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe kurrë mos pritni që ne të kemi debate të mbyllura pasi atëherë i bie t’i ndërrojmë emrat dhe nuk mund të mendojmë njësoj”, tha ai./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat