Pse nuk po hetohet SHIK-u nga Lëvizja Vetëvendosje?

Politika

Pse nuk po hetohet SHIK-u nga Lëvizja Vetëvendosje?

Nga: P.R Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 19:15
Kadri Veseli / Foto ilustrim

Ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, tashmë një vit po qëndron i paraburgosur në Hagë, ku nga Gjykata Speciale nder tjerash akuzohet edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë, anëtarë të LDK-së.

E para se të shkonte në Hagë, Kadri Veseli sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës kishte hedhur një kërcënim të hapur deputetëve.

“Kam me ju ngi me SHIK në këtë mandat. Mos bo pastaj ciu siu me u tërhjek. Mos manipulo me plagët e njerëzve. Je i shpifës dhe i padinjitet”, kishte thënë Kadri Veseli.

Po ashtu, kohë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte deklaruar se kur Vetëvendosje do të vije në pushtet, VV do të organizojë edhe hetimin e organizatës ilegale SHIK si dhe rrjetin e veprimtarisë së saj.

“Kur të vijmë në qeverisje do të organizojmë hetimin e organizatës ilegale SHIK si dhe rrjetin e veprimtarisë së saj. Do ta hetojmë SHIK-un dhe dosjet që kanë pasur dhe të gjitha gjetjet do t’i dorëzohen prokurorisë”, kishte thënë Albulena Haxhiu.

Por kur kanë kaluar gati një vit që kur Vetëvendosje erdhi në pushtet për herë të dytë, kjo parti nuk ka marr ende iniciativën për hetimin e SHIK-ut.

Por pse Lëvizja Vetëvendosje nuk po e nis hetimin e SHIK-ut? Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Image
Naim Miftari

“Lëvizja Vetëvendosje i ka duart e lidhura tani për tani për ta hetuar SHIK-un, por një hap të tillë duhet LDK me inicu, pasi që 21 vit rresht e ka paraqit veten viktimë të SHIK-ut, edhe pse që nga paslufta shumicën e pushtetit e kanë bërë bashkë me SHIK-un e PDK-në”, thotë Miftari.

Sipas tij, SHIK-u nuk mund të hetohet përderisa ende segmentet e PDK-së kontrollojnë drejtësinë në Kosovë.

“Realisht SHIK-un duhet me hetuar prokuroria por kur dihet se Policia, AKI, Gjyqësia, Prokuroria Speciale e Prokurori i Shtetit kontrollohen edhe sot nga PDK-SHIK-u, dhe është problem. E shihni sa problem po i del Ministrisë së Drejtësisë rreth Vetting-ut ku mbeturinat e SHIK-ut të PDK-së dhe deri dikund edhe të LDK-së, përmes KGJK-së dhe KPK-së po e sabotojnë hapur Vetting-un në drejtësi dhe pa u pastruar gjykata, prokuroria, policia, AKI-ja, e gjitha gjykata është aventurë dhe mision i pa mundur të hetohet SHIK-u”, shprehet Miftari.

Për fund, Miftari deklaron së po te hetohej tani SHIK-u, atëherë ajo do të dilte e pastër.

“Po të hetohej tani, SHIK-u besoj se do të dilte si një organizatë e pastër si loti, pasi nuk ka kush e heton”, përfundon për “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat