Akuza ndaj Ramës:  Po e bën avokatin e Serbisë

Politika

Akuza ndaj Ramës:  Po e bën avokatin e Serbisë

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:28
Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Qëndrimi i Edi Ramës për “Ballkanin e Hapur” po vazhdon të jetë i njëjtë.

Në Kosovë dhe në Shqipëri shumë politikanë e veprimtarë po kundërshtojnë “Ballkanin e Hapur”.

Për këtë çështje, ka folur profesori, Refik Hasani.

Ai për qëndrimin e Ramës për Ballkanin e Hapur, ka thënë se ai është duke bërë dëm të madh.

“Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe njëherit Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, aktualisht ka mandatin e (III) tretë të radhës dhe është bërë mbështetshi i vetmi dhe Kryesor në një përkrahje blanko që është duke i afruar Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuqiç. E dëmi më i madh është pasi askush nuk e mbështet, si: Mali i Zi, Kroacia, etj.

Sllavët e Jugut-që janë sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, malazezët, Bullgarët) nuk po e mbështesin ,,Ballkanin e Hapur’’-e vetëm Shqipëria  po përkrah-Kurse historikisht lufta shqiptaro-serbe ende nuk ka përfunduar!!!  Lufta shqiptaro-serbe herë e shpallur e herë e pa shpallur, mbi njëqind vjet, ende nuk ka përfunduar, në fund të kësaj odiseje duhet të ketë një marrëveshje shqiptaro-serbe”, ka vlerësuar ai.

Më tej, Hasani e ka kritikuar këtë qasje të të parit të shtetit shqiptar, duke u shprehur se Rama është munduar ta bëjë avokatin  e Serbisë.

“E kjo nënkupton pa u përfunduar mes Prishtinë e Beogradit, kjo nuk ka përfunduar-duke menduar edhe në gjenocidin që ka kryer Serbia ndaj neve shqiptarëve .

Në vend që Shqipëria të ndihmon Kosovën të mbyllet çështja e Prishtinës e Beogradit, ajo po merr rolin kryesor, bile duke u munduar të bëjnë avokatin e Serbisë, në njëfarë mënyrë, ngritë akuza, se ,,Pse Kosova nuk po merr pjesë në ,,Ballkanin e Hapur’’, duke u munduar të arsyetoj-të mirat që sjellë “Ballkani i hapur’’ !!!.  Në vend që Shqipëria të ndihmon Kosovën të harton PADI-n, Shqipëria mundohet të bindë Kosovën për ,,Ballkanin e Hapur’’, ka nënvizuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat