Drejtori i ATK-së tregon a paguajnë tatim qytetarët në veri

Politika

Drejtori i ATK-së tregon a paguajnë tatim qytetarët në veri

Nga: H.O. Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:15
Veriu i Mitrovicës

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’ ka treguar shtrirjen e ATK-ë në veri të vendit.

Ai treguar poashtu nëse ka rezistim nga ana e tyre për të paguar tatimet.

Murtezaj thotë se aktivitetet e ATK-së zhvillohen me asistim të Policisë së Kosovës.

“ATK-ja e ka të shtrirë aktivitetin e saj edhe në pjesën veriore, mirëpo jo aq sa duhet dhe sa ka nevojë, pasi që marr parasysh situatën që është e krijuar në atë pjesë, ne shpesh aktivitetet tona duhet t’i zhvillojmë në asistim të Policisë së Kosovës. Sigurisht, edhe bizneset nga atje kryejnë obligimet tatimore, por e thashë që ka nevojë edhe më shumë që të bëhet për atë pjesë”, tregon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat