Pacolli me lavde për Edi Ramën, analisti e quan interesgji

Politika

Pacolli me lavde për Edi Ramën, analisti e quan interesgji

Nga: A.Z Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 18:18
Rama dhe Pacolli

Kryetari i AKR-së, ka thur lëvdata për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili dje bëri të ditur se Shqipëra do ta ndihmojë Kosovën në në këtë kohë krize me energji.

Pacolli ka thënë se pavarësisht ofendimeve, do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e kombit, të Kosovës dhe kush ndihmoi, kush vodhi etj.

“Vazhdo kryeministër Edi Rama të mbështesë popullin e Kosovës në këto ditë të vështira..!

E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar, por kjo vetëm sa ka rritur dëshirën dhe gatishmërinë tënde, edhe më shumë për të qëndruar pranë Kosovës. Në këto rrethana do të jetë e vështirë, por do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit, të Kosovës dhe kush ndihmoi kush vodhi etj.

Do të ishte një parim bujar dhe edukativ që të gjithë të distancoheshin nga gjuha e vrazhdë dhe në vend të kësaj të sillnin, nëse duhet, të sjellin fakte, me emra, data, numra etj”, tha ai.

Lidhur me këtë, ekonomisti Mustafë Kadrijaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se i kupton pakënaqësitë e qytetarëve të Kosovës, si dhe opozitën e Shqipërisë për injorimin e gadishmërisë që Kosova të furnizohet me energji elektrike.

Tutje shtoi se nuk qëndron tërheqja paralele, kur Kosova i ndihmoi Shqipërisë, sepse ajo ishte fatkeqësi natyrore, ndërsa problemet me energji elektrike sipas tij, janë për shkak të mos punës së institucioneve.

“Unë i kuptoj pakënaqësit tek qytetarët në Kosovë, por edhe opozitën në Shqipëri duke injoruar gadishmërin e shtetit shqiptar që Kosova të kremton festat e fundvitit me drita fal furnizmit nga ana e Shqipërisë si deponim që në sezon vere t’i kthehen si enregji e gatshme, pra jo obligimime financiare. Vlerësoi që tërheqja paralele me rastin e termetit, kur Kosova e ndihmoi Shqipërinë nuk qëndron, sepse ajo është fatkeqësi natyrore e papritur, ndërsa rasti i energjisë në Kosovë është rezultat i mos punës së institucioneve në Kosovë, pra llogari duhet kërkuar tek institucionet”, theksoi Kadrijaj.

Tutje tha se është humbje kohe për të bërë diskutime për Pacollin, sepse sipas tij, është interesgji.

Ai shtoi se Pacolli dinë të përfitoj por vetëm vizion politik.

“Sa i përket deklaratës së liderit të AKR-së vlerësoi që është humbje kohe me u diskutu një profil siç është Behgjet Pacolli, i cili është interesgji deri mbi kokë, dhe këto lavde që ia thur kryeministrit Rama dihet që ka interes për investimet që ka bërë në Shqipëri dhe krejt çka dinë ky të bëj është të notoi me çdo qeveri, por deklaratat e Pacollit e nënqmojn intelgjencën e Kosovës pra ky njeri dinë të përfitoj, por vetëm vizion për politik dhe për të ardhmën e vendit nuk ka”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat