Pse dështoi UNMIK-u në sundimin e ligjit në Kosovë?

Politika

Pse dështoi UNMIK-u në sundimin e ligjit në Kosovë?

Nga: A.M. Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 14:55
Ilustrim

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka vendosur që ta shpall “non grata” një zyrtar rus të UNMIK-ut.

Ky vendim ka ardhur  si kërkesë  nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gërvallak ka bërë të ditur se kjo ka ardhë si pasojë e veprimtarisë së të dëmshme të zyrtarit rus të NMIK-ut, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

“Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot kam nxjerrë vendimin për shpalljen persona non grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut në Kosovë për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht kam njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi”, shkruan ministrja në Facebook.

Ndëraq, publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Idriz Zeqiraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka përmendur dy arsye se pse ka dështuar UNMIK-u në sundimin e ligjit në Kosovë.

Image
Idriz Zeqiraj

“Pse dështoi UNMIK-u në sundimin e ligjit në Kosovë? 1) Prokurorë dhe gjyqtarë, kanë dëshmuar, pas largimit, se janë kërcënuar me jetë ose mbylljen e lëndëve penale;

2) Janë blerë me shuma të majmë parash, t`i heshtin lëndët, deri në parashkrim, ose t`i mbyllin ende pa i hetuar rastet, me justifikim se nuk kemi të dyshuar faktik!”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Zeqiraj ka përmendur vrasjet që kanë ndodhur pas luftës, të cilat asnjëherë nuk janë zbardhur.

Ai ka cekur edhe denoncimet që janë bërë nga gazeta “Bota sot” për krimet e "profilit të lartë", me emër e mbiemër, por fatkeqësisht është dënuar gazeta e jo ata që kryen krime.

“Ilustrojmë:  Më 19 prill 2003, në Memorialin e heronjve në Koshare, në bisedë me shefen time të Emergjencës, gjatë luftës, Sabahate Tolaj, e ekzekutuar nga komandantët e UÇK-së, së bashku me kolegun Isuf Haklaj, duke qenë në cilësinë e hetueseve të Prokurorisë Speciale në Pejë, më tha: "Ne hetojmë çështjen penale dhe e bëjmë gadi për ta mbyllur. Ndërkohë, ndërhynë UNMIK-u, na e merr dosjen nga dora, duke na thënë vazhdoni me çështjen tjetër penale!

Gazeta kombëtare "Bota sot", ka denoncuar, në vijimësi, krimet e "peshqve" të mëdhenj apo të "profilit të lartë", me emër e mbiemër. "Komandantët" e UÇK-së janë hakmarrë me plumba, duke vrarë gazetarët e guximshëm. Ndërsa UNMIK-u, në vend të shpërblimit, për investigimet, hulumtimet zbuluese të krimit dhe të kriminelëve, ndëshkonte gazetën "Bota sot", me dënime drastike, fillimisht, me marka, pastaj me euro!”, ka deklaruar Zeqiraj.

Ai ka folur edhe për ndërhyrjen e Serbisë, si dhe ka përmendur se Serbia e donë PAN-in në pushtet, sepse me ata merret vesh më lehtë dhe kjo, tashmë, është dëshmuar katërçipërisht.

“Disa nga këta shefa të UNMIK-ut, pas largimit të tyre nga detyra, janë kthyer në Kosovë, si këshilltarë të kryetarëve të partive të PAN-it. Pazari për mbrojtjen e "peshqve" të mëdhenj, apo të "profilit të lartë", ishte bërë me kohë!

3) Ndërhyrja e Serbisë, marrëveshjet e fshehta me UNMIK-un si dhe shfrytëzimi i argatëve të saj në Kosovë, në veçanti, Shërbimin Informativ francez dhe Sigurimin Shqiptar:

a) Flirtet në mes të disa eksponentëve të LPK-së dhe UDB-së, me ndërmjetësi të sigurimsave "diplomatë" të Enver Hoxhës, datojnë qysh në vitet `80-a, për pasojë vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka;

 

b) Në vitet `90-a, fillon miqësia e Hashim Thaçit me agjentin e Shërbimit Informativ francez - DGSE, Damjan Arnaud, dhëndër i Serbisë;

c) Pengimi i bashkimit të faktorit ushtarak, FARK dhe LPK, si dhe sabotimi i luftës nga Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, për çka akuzohen për tradhti, nga Jakup Krasniqi me shokë. UÇK-ja e LPK-së, sipas themelueseve të saj, u pensionua në Tiranë, pa arritur,, asnjëherë, të futet në Kosovë, me formacione ushtarake;

d) Vrasja e Ministrit të Luftës, në vlugun e luftës nga "komandantët" e LPK-së, në koordinim me social-komunistët të Tiranës zyrtare, duke inkurajuar Serbinë, me përçarjen ndërshqiptare dhe dobësuar forcën profesionale ushtarake;

e) "Lojërat" e Hashimit me francezët dhe serbët në Veri, ikja masive e përdhunshme e vendorëve shqiptarë, shuarja e protestave me mashtrimin e madh të Hashimit dhe të Kadrisë, për kthim të shpejtë të shqiptarëve në vatrat e braktisura dhunshëm e përgjakshëm, gjë që nuk ndodhi kurrë;

ë) Mbledhja e organizuar në Jug të Mitrovicës, nga Raif Çela, ish i burgosur politik dhe kuadër i luftës, me praninë edhe të Kadri Veselit, përgatitja për braktisjen e Mitrovicës, me idenë e hedhur se "Mitrovica nuk është interesimi ynë!";

f) Deputetët e "Listës Serbe", mundësuan krijimin e Qeverisë Haradinaj;

g) Lobimi i paguar i Hashimit me PDK e tij, për ndarjen e Kosovës;

h) Sjellja e dosjeve të Hagës, nga Beogradi dhe dorëzimi i tyre në selinë e OVL të UÇK-së, me qëllim të publikimit, zbulimit të dëshmitarëve, frikësimin e tyre dhe sabotimin e Gjykatës Speciale, duke e bërë këtë Organizatë bashkëpunuese me Serbinë! Maskat, tashmë, kanë rënë;

i) Kontrabanda e komandantëve me shefat kriminelë të "Listës Serbe", në Veriun e Mitrovicës.

Pra, çështjet janë më thellë. Thënë troç, Serbia e donë PAN-in në pushtet, sepse me ata merret vesh më lehtë dhe kjo, tashmë, është dëshmuar katërçipërisht””, ka deklaruar Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat