Qeveria Kurti të veprojë urgjentisht, Kosova ka humbur dy dekada me analfabetët politikë të korruptuar

Politika

Qeveria Kurti të veprojë urgjentisht, Kosova ka humbur dy dekada me analfabetët politikë të korruptuar

Mimoza Lakna Nga Mimoza Lakna Më 31 dhjetor 2021 Në ora: 17:50
Qeveria Kurti

Qytetarët e Republikës së Kosovës po e përmbyllin edhe një vit kalendarik me plot sfida e me pak të arritura.

Nisi me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe përfundoi me zgjedhjet lokale (raundi i parë dhe balotazhi). Viti 2021 mund të konsiderohet edhe si vit zgjedhor, ndonëse qytetarët e Kosovës nuk e kanë të “pazakontë” mbajtjen e zgjedhjeve të njëpasnjëshme.

Shtrenjtimi i çmimeve të produkteve elementare për jetën si dhe kriza energjetike janë gjërat më negative që iu ndodhën qytetarëve përgjatë këtij viti.

Nga ana tjetër, lufta e vazhdueshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit aksioni në veri dhe reciprociteti që solli marrëveshjen për targat shënojnë sukseset më të mëdha të udhëheqjes së shtetit nga Qeveria Kurti.

Gazeta “Bota sot”, ka zhvilluar biseda me disa analistë të cilët kanë folur për sukseset dhe dështimet e Kosovës në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat